Balkan Times

Londra kërkon një takim urgjent të liderëve të NATO-s

Londra kërkon një takim urgjent të liderëve të NATO-s – zyra e kryeministrit britanik ka lëshuar një deklaratë dhe ka njoftuar se Liz Truss do ta bëjë këtë kërkesë gjatë takimit të liderëve të Grupit të Shtatë, i cili do të mbahet së shpejti. Sipas kësaj deklarate, arsyeja e kërkesës së Truss është sigurimi i vullnetit të aleatëve për të kundërshtuar përshkallëzimin e sulmeve ruse në Ukrainë.
Kjo ndërkohë që kryeministri i Britanisë së Madhe ka zhvilluar pak orë më parë një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës për të dënuar sulmet e fundit në Kiev dhe aneksimin e territoreve të Ukrainës, si dhe për të theksuar mbështetjen e Londrës. Udhëheqësit e G7 do të takohen sot (e martë, 11 tetor) për të përsëritur unitetin e tyre në kundërshtimin e vazhdimit të luftës në Ukrainë, thuhet në deklaratë. Në këtë takim, i cili do të mbahet në formë video-konference, është i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Sipas raporteve të publikuara, sulmet ajrore ruse, janë sulmet më të gjera kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Këto sulme pasuan rastin kur një kamion mallrash shpërtheu në seksionin e autostradës së Urës së Krimesë rreth orës gjashtë të mëngjesit të së shtunës. Ky shpërthim çoi në zjarrin e shtatë rezervuarëve të karburantit të trenit që po lëvizte drejt Krimesë. Rusia filloi ndërtimin e kësaj ure pasi aneksoi Krimenë në territorin e saj në vitin 2014.
Kjo urë mbi ngushticën e Kerçit përdoret veçanërisht për transferimin e pajisjeve ushtarake të ushtrisë ruse. Rëndësia e kësaj ure nga pikëpamja simbolike dhe logjistike ka bërë që analistët ta konsiderojnë këtë shpërthim si një nga zhvillimet vendimtare në rrugën e konflikteve në Ukrainë.

Burimi

Exit mobile version