Lobimi i sionistëve në Uashington për të mbështetur programin spiunazh Pegasus
Pavarësisht faktit se kohëve të fundit janë zbuluar skandale të reja të spiunazhit të regjimit sionist me programin Pegasus, autoritet e regjimit sionist po bëjnë përpjekje që nëpërmjet lobimit, ta detyrojë Uashingtonin të mbrojë këtë program të spiunazhit.
Lobimi i sionistëve në Uashington për të mbështetur programin spiunazh Pegasus – Pavarësisht faktit se kohëve të fundit janë zbuluar skandale të reja të spiunazhit të regjimit sionist me programin Pegasus, autoritet e regjimit sionist po bëjnë përpjekje që nëpërmjet lobimit, ta detyrojë Uashingtonin të mbrojë këtë program të spiunazhit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në kohën kur kohëve të fundit janë zbuluar skandale të reja në nivel shumë të gjerë të spiunazhit të regjimit sionist me programin Pegasus, autoritetet e regjimit sionist duke paraqitur këtë pretendim se ky program spiunazhi ka rëndësi jetike për sigurinë kombëtare, janë duke lobuar në mesin e funksionarëve amerikanë që ta mbrojnë këtë program spiunazh.
Ditën e kaluar ekspertët e sigurisë kibernetike ka deklaruar se gjurmët e programit spiunazh Pegasus i prodhuar nga kompania sioniste NSO janë gjetur edhe në celularët e 6 aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve.
Sipas raportit të gazetë amerikane “New York Times”, programi spiunazh Pegasus është përdorur për spiunazh ndaj gazetarëve, grupeve të ndryshme dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe akuzat ndaj kësaj kompanie të regjimit sionist janë shtuar deri në atë masë sa që qeveria e Joe Biden, presidenti i Amerikës, javën e kaluar ka vendosur sanksione kundër kësaj kompanie.
Gazeta amerikane “New York Times” gjithashtu ka shkruar: “Megjithëkëtë, mbështetësi më i madh i kësaj kompanie është Izraeli i cili në këto rrethana po e konsideron këtë program spiunazhi si një faktor shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe në këtë kuadër ashtu siç kanë deklaruar dy funksionarë të lartë të regjimit sionist ditën e kaluar, Tel Avivi është duke lobuar dhe ushtruar ndikim mbi Uashingtonin që ta heqë emrin e kësaj kompania nga lista e sanksioneve”.
Kompania NSO insiston se programi spiunazh Pegasus i cili u jep mundësi qeverive të depërtojnë në një celular nga largësia dhe fshehtazi të vëzhgojnë një person të caktuar dhe të vjedhin përmbajtjen e celularit të tij, është projektuar dhe prodhuar me qëllim që të ndihmojë shtetet e tjera për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Sipas gazetës amerikane “New York Times”, kjo kompani sioniste bënë pretendimet e veta në kohën kur raportet e publikuara tregojnë se programi spiunazh Pegasus është përdorur për të hakuar celularët e disa politikanëve të lartë të vendeve të ndryshme siç është Emmanuel Macron, presidenti i Francës.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)