Ligjvënësi evropian: Përpjekjet e Macron janë të padobishme për t'i dhënë kredibilitet Bin Selman - Balkan Times

Ligjvënësi evropian: Përpjekjet e Macron janë të padobishme për t’i dhënë kredibilitet Bin Selman

Një ligjvënës evropian ka kritikuar ashpër vizitën e presidentit të Francës në Arabinë Saudite dhe takimin e tij me autoritetet e larta të këtij vendi duke përfshirë edhe Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite.

Ligjvënësi evropian: Përpjekjet e Macron janë të padobishme për t’i dhënë kredibilitet Bin Selman – Një ligjvënës evropian ka kritikuar ashpër vizitën e presidentit të Francës në Arabinë Saudite dhe takimin e tij me autoritetet e larta të këtij vendi duke përfshirë edhe Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mick Wallace, ligjvënës evropian, në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Është me rëndësi që ta mbajmë mend se Arabia Saudite vetëm fal mbështetjes së Francës dhe shteteve të tjera dhe fal heshtjes së Bashkimit Evropian që i jep shumë rëndësi të të drejtave të njeriut, po kryen vrasje masive dhe gjenocid kundër popullit të Jemenit”.

Ky ligjvënës amerikane në një mesazh tjetër në Twitter ka shkruar: “Macron po pretendon se është i shqetësuar për terroristët ekstremistë në Francë dhe pastaj po viziton një vend despotik siç është Arabia Saudite që ka bërë përpjekje më shumë se çdo vend tjetër për ekstremizmin e terroristëve. Përpjekjet e Macron për t’i dhënë kredibilitet Bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite nuk ndihmon asgjë kredibilitetin e tij”.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ditën e shtunë është takuar me Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, gjatë fazës së fundit të turneut të tij në rajonin e Gjirit Persik. Bisedimet në lidhje me programin atomik të Iranit, krizat e ndryshme në Liban dhe lufta në Jemen, kanë qenë prej temave kryesore të bisedimeve mes të dy palëve.

Burimi

(Pikëpamjet e shprehura nga autorët janë pikëpamjet e tyre dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BalkanTimes)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.