Lideri suprem i Revolucionit Islamik në takim me presidentin e Turkmenistanit: Komisioni i Përbashkët i Bashkëpunimeve të jetë aktiv për zbatimin e marrëveshjeve
Share
Lideri suprem i Revolucionit Islamik në takim me presidentin e Turkmenistanit: Komisioni i Përbashkët i Bashkëpunimeve të jetë aktiv për zbatimin e marrëveshjeve-Zyrës për informim e Liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, sot (e mërkurë) në një takim me presidentin e Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov dhe delegacionin e tij shoqërues, vlerësoi se thellimi dhe zgjerimi marrëdhënieve është plotësisht në interes të të dy vendeve. Ajetullah Khamenei tha: “Politika e Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit është zgjerimi i marrëdhënieve me vendet fqinje dhe kjo politikë është plotësisht e drejtë dhe me vend”.
Duke theksuar se tejkalimi i pengesave varet nga vendosmëria serioze e dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve, Ajetullah Khamenei shtoi: “Sigurisht që marrëdhëniet miqësore mes Iranit dhe Turkmenistanit kanë kundërshtarë në rajon dhe arenën ndërkombëtare, por pengesat duhet të kapërcehen”.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: “Komisioni i përbashkët i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duhet të jetë seriozisht aktiv dhe marrëveshjet të finalizohen me ndjekje të vazhdueshme”.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Turkmenistanit Serdar Berdimuhamedow deklaroi: “Prioriteti i qeverisë turkmene është zgjerimi i marrëdhënieve me fqinjët dhe ne po përpiqemi në bazë të dokumenteve për bashkëpunim të nënshkruara sot, të ndërtojmë marrëdhënie të mira mes dy vendeve në fusha të ndryshme si në fushën e gazit, energjisë elektrike dhe mallrave, si dhe zbatimi i projekteve të mëdha”.
Duke iu referuar 30 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, presidenti i Turkmenistanit iu drejtua liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe tha: “Në emër timin dhe popullit të Turkmenistanit, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në thellimin e marrëdhënieve Iran-Turkmenistan”.