Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit: Vendet anëtare të Organizatës së Shanghait të ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e popullit të Afganistanit - Balkan Times

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit: Vendet anëtare të Organizatës së Shanghait të ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e popullit të Afganistanit

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit ka theksuar se vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Shanghait duhet të ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e popullit të Afganistanit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit: Vendet anëtare të Organizatës së Shanghait të ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e popullit të Afganistanit – Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit ka theksuar se vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Shanghait duhet të ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e popullit të Afganistanit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Ahmed Mortezavi Moghadam, kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit, ditën e premte në takimin e 16-të të krerëve të gjykatave të larta të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Shanghait që u zhvillua në formë të videokonferencës, deklaroi: “Kërkoj nga vendet anëtare në këtë samit që të ndihmojnë për të qetësuar dhe lehtësuar dhimbjet e popullit të Afganistani dhe të bëjnë përpjekje për të parandaluar krijimin e një katastrofe njerëzore. Në rrethanat e vështira të pandemisë së virusit Korona janë bërë shkelje të ligjeve dhe rregullave nga ana e fuqive hegjemoniste ndaj Republikës Islamike të Iranit në fushën e sigurimit të medikamenteve dhe vaksinave ndërkohë që sanksionet e paligjshme dhe të padrejta po vazhdojnë dhe janë shtuar edhe më shumë. Irani është vendi që lidhë pjesën veriore dhe jugore dhe pjesën lindore me atë perëndimore të vendeve aziatike, prandaj ka edhe potenciale të mira për kryerjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme. Gjithashtu potencialet e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait do të jenë rast i çmuar për Republikën Islamike të Iranit për t’i shfrytëzuar ato në fusha të ndryshme. Aktualisht bota më shumë se në çdo kohë tjetër është e etur për drejtësi, ndërkohë që padrejtësia, krimi, vrasjet dhe terrori i personaliteteve liridashëse e kanë kapluar botën dhe përveç kësaj po bëhen edhe mashtrime e tradhti nga disa shtete hegjemoniste në kuadër të organizatave mbikëqyrëse”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.