Kryeministri i Libanit: Hezbullahu i Libanit ka të drejtë veprimtarie si partitë e tjera politike - Balkan Times

Kryeministri i Libanit: Hezbullahu i Libanit ka të drejtë veprimtarie si partitë e tjera politike

Kryeministri i Libanit në reagim ndaj presioneve të huaja, ka deklaruar se edhe Hezbullahu është një parti politike ashtu si partitë e tjera politike të Libanit.

Kryeministri i Libanit: Hezbullahu i Libanit ka të drejtë veprimtarie si partitë e tjera politike – Kryeministri i Libanit në reagim ndaj presioneve të huaja, ka deklaruar se edhe Hezbullahu është një parti politike ashtu si partitë e tjera politike të Libanit.

Faqja informative Al-Nashre ka shkruar se Naxhib Mikati, kryeministri i Libanit, sot (të martën), në një konferencë për shtyp në pallatin e Kryeministrisë së Libanit, deklaroi: “Libani po përballet me probleme dhe me kërcënime serioze dhe të shumta dhe nuk ekziston asnjë rrugë tjetër, përveç qëndrimit dhe zgjidhjes së problemeve me bashkëpunimin e njëri-tjetrit”.

Mikati gjithashtu ka theksuar: “Nëse dorëheqja e tij do të jetë në interes të Libanit, me siguri se do ta bënte këtë veprim, mirëpo në rrethanat aktuale një veprim i tillë vetëm sa do të ndërlikonte situatën. Qeveria që nga 12 tetori e deri më tani, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje të këshillit të ministrave dhe kjo ka ushtruar ndikim infrastruktural mbi punën e qeverisë ndërsa nga ana tjetër, nuk mund ta konsiderojmë askënd përgjegjës për këtë dhe njëkohësisht po vazhdojmë kontaktet tona për rifillimin e mbledhjeve të qeverisë”.

Naxhib Mikati në vazhdim tha: “Hazbullahu ashtu si çdo parti tjetër politike në Liban, mund të zhvillojë aktivitetin e vetë dhe ne nuk e pranojmë një gjë të tillë se Libani është nën hegjemoninë dhe kontrollin politik të ndonjë vendi tjetër. Ne, kemi nënshkruar planin për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në muajin maj të vitit 2022 dhe e kemi dorëzuar atë pranë presidentit të këtij vendi dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet për zhvillimin e zgjedhjeve në kohën e caktuar.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.