Kryeministri dhe ministrja e mbrojtjes së Spanjës, viktimë e spiunazhit të Pegasus – Qeveria e Spanjës ka njoftuar për përgjimin e telefonave celularë të kryeministrit dhe ministres së mbrojtjes së këtij vendi përmes programit sionist Pegasus.
Një program i kompanisë sioniste NSO i quajtur Pegasus, depërton në telefon celular në mënyrë anonime për të mbledhur të dhënat e tyre dhe potencialisht për t’i kthyer ato në pajisje spiunazhi nga pronarët e tyre.
Regjimi sionist ka qenë prej kohësh nën presionin global për shkak se disa shtete kanë përdorur programin Pegasus për të spiunuar aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe politikanët.
Qeveria spanjolle njoftoi sot (e hënë) se telefonat celularë të kryeministrit Pedro Sanchez dhe ministres së mbrojtjes Margarita Robles kishin qenë objektiv e sulmeve kibernetike për përgjime në mënyrë të paligjshme duke përdorur softuerin sionist Pegasus.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Felix Bolanos, një zyrtar i qeverisë spanjolle, tha: “Kjo nuk është një çështje hipoteze dhe spekulimi, por një ngjarje shumë e madhe”.
Kompania sioniste NSO ka pohuar se nuk ka asnjë detyrim të përdorë këtë program spiunazhi pasi t’u shitet klientëve të saj qeveritar dhe nuk ka asnjë përfshirje në funksionimin e këtij sistemi.
Sipas hulumtimit të publikuar nga 17 burime mediatike, duke përfshirë Le Monde dhe Guardian, programi spiun Pegasus që nga viti 2016 ka qenë në gjendje të spiunojë të paktën 180 gazetarë, 600 politikanë, si dhe 85 aktivistë të të drejtave të njeriut dhe 65 liderë biznesi .
Mes atyre në listën e viktimave të këtij programi për spiunazh ishte kryeministri pakistanez Imran Khan dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)