Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore shqyrton propozimet e Iranit - Balkan Times

Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore shqyrton propozimet e Iranit

Takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore ka filluar punën në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve negociatore me qëllim të shqyrtimit të teksteve të propozuara nga Irani.

Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore shqyrton propozimet e Iranit – Takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore ka filluar punën në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve negociatore me qëllim të shqyrtimit të teksteve të propozuara nga Irani.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky takim zhvillohet në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 dhe kryesohet nga Ali Bagheri Kani, negociatori i lartë iranian dhe Enrique Mora, zv/shefi i diplomacisë evropiane.

Irani javën e kaluar ka dorëzuar tekstin e propozuar në formë të dy çështjeve heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe çështjet atomike pranë palëve të tjera në bisedime dhe pret që sot të marrë një përgjigje të logjikshme dhe të argumentuar nga palët e tjera.

Para fillimit të këtij takimi, Ali Bagheri Kani për kryerjen e koordinimeve të fundit në lidhje me zhvillimin e takimit të sotshëm, është takuar me shefat e delegacioneve të Kinës, Rusisë si dhe me përfaqësuesin e BE-së.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.