Kina paralajmëron SHBA-në për keqpërdorimin e luftës në Ukrainë - Balkan Times

Kina paralajmëron SHBA-në për keqpërdorimin e luftës në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndihmojnë në zgjidhjen e tensioneve dhe përfundimin e luftës, në vend që ta shfrytëzojnë situatën aktuale në Ukrainë për interesat e tyre.

Kina paralajmëron SHBA-në për keqpërdorimin e luftës në Ukrainë – Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndihmojnë në zgjidhjen e tensioneve dhe përfundimin e luftës, në vend që ta shfrytëzojnë situatën aktuale në Ukrainë për interesat e tyre.

Sipas CGTN, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës sot (e hënë) u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin hapa praktikë për të lehtësuar arritjen e paqes në Ukrainë në vend që të shfrytëzojnë konfliktin aktual atje për interesat e tyre

Zhao Lijian sot në një konferencë shtypi reagoi ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë për sulmet e saj në Ukrainë, duke dënuar përdorimin e sanksioneve nga Uashingtoni si një mjet për të ruajtur hegjemoninë dhe për të arritur përfitime të paligjshme. Zyrtari kinez shtoi se shtimi i sanksioneve nuk do të ndihmojë në përmirësimin e situatës, por do të krijojë probleme të reja në mes të një pandemie.

Të hënën, ministri i jashtëm kinez Wang Yi në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Dmitry Kulba përsëriti thirrjen e tij për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Wang Ji në këtë bisedë telefonike ka thënë se Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv dhe të paanshëm për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Kanë kaluar një muaj e gjysmë nga lufta në Ukrainë dhe deri më tani 25 shtete kanë dërguar armë në Ukrainë. Rusët kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të pushtojnë Ukrainën. Mediat perëndimore pretendojnë se gjashtë javë pas fillimit të operacionit ushtarak rus në Ukrainë, Moska ka tërhequr trupat e saj nga pjesa veriore e Ukrainës rreth Kievit dhe është fokusuar në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.