Khatibzadeh: Zyrtarët aktualë amerikanë po ndjekin rrugën e dështuar të qeverisë së mëparshme - Balkan Times

Khatibzadeh: Zyrtarët aktualë amerikanë po ndjekin rrugën e dështuar të qeverisë së mëparshme

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të sanksioneve anti -iraniane të Shtëpisë së Bardhë, theksoi: Zyrtarët aktualë amerikanë po ndjekin hapat e administratës së mëparshme.

Khatibzadeh: Zyrtarët aktualë amerikanë po ndjekin rrugën e dështuar të qeverisë së mëparshme – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të sanksioneve anti -iraniane të Shtëpisë së Bardhë, theksoi: Zyrtarët aktualë amerikanë po ndjekin hapat e administratës së mëparshme.

Sipas zyrës së informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, “Saeed Khatibzadeh”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në përgjigje të veprimit të Departamentit të Thesarit të SHBA për të përfshirë katër shtetas iranianë në listën e sanksioneve amerikane për akuza imagjinare tha: Zyrtarët aktualë amerikanë po ndjekin hapat e administratës së mëparshme. Khatibzadeh shtoi: Përkrahësit dhe biznesmenët e sanksioneve në Shtetet e Bashkuara e kanë parë kutinë e tyre të veglave të sanksioneve të zbrazët, për shkak të rezistencës maksimale të Iranit dhe këtë herë, duke iu drejtuar skenarëve të Hollivudit, ata po përpiqen të mbajnë gjallë situatën e krijuar nga atmosfera e sanksioneve. Ky zëdhënës i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme vuri në dukje se: Uashingtoni e di se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të braktisë varësinë e vet ndaj sanksionve dhe njëkohësisht të përdorë një gjuhë me respekt kundrejt Teheranit. Departamenti i Thesarit i SHBA bazuar në akuza të pabazuara ka vendosur katër iranianë në listën e sanksioneve me pretekstin e “përpjekjes për të rrëmbyer një aktivist iraniano-amerikan”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.