Khatibzade: Treni i negociatave të Vjenës nuk ka dalë nga shinat - Balkan Times

Khatibzade: Treni i negociatave të Vjenës nuk ka dalë nga shinat

Khatibzade: Treni i negociatave të Vjenës nuk ka dalë nga shinat-

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e hënë) në konferencën javore për shtyp, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën nga marrëveshja bërthamore dhe vendosen në zbatim politikën e presionit maksimal ndaj Iranit, gjë që çoi në një dështim të turpshëm për Uashingtonin.

Khatibzade deklaroi se përkundër të gjitha sabotimeve dhe shkeljeve të zotimeve nga ana e Amerikës, treni i negociatave të Vjenës akoma nuk ka dalë nga shinat.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Teherani është i gatshëm për arritjen e një marrëveshje të mirë dhe të fuqishme, u shpreh optimist se pala amerikane do të kthehet në rrugën që do të rezultonte me nënshkrimin e marrëveshjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Khatibzade gjithashtu në lidhje me lirimin e ngarkesës së anijeve të naftës së Iranit në Greqi, deklaroi: “Irani i ka rekomanduar qeverisë së Greqisë që të shfrytëzojë kapacitetet ligjore në mënyrë të duhur, prandaj shpresojmë që në veprim të shohim lirimin e ngarkesës së anijes së naftës së Iranit”.

Ai tha gjithashtu se procesi ligjor i cisternave greke të naftës në Iran është duke u zhvilluar, duke shtuar se qeveria greke është përpjekur të përgatisë dokumentacionin për procesin e lirimit të anijeve përmes avokatëve.

Zëdhënësi i trupit diplomatik të Iranit gjithashtu në lidhje me sanksionet e SHBA-ve kundër Sirisë, deklaroi: “Kjo që sanksionet e Amerikës janë terrorizëm ekonomik kundër popujve, është një karakteristikë e përbashkët e atyre të cilët janë përqendruar në sanksionet”.

Khatibzade tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj në rajon dhe jashtë rajonit, përmes mercenarëve, u përpoqën të vendosin terroristët në Siri dhe të rrëzonin qeverinë qendrore siriane, por ky komplot u neutralizuar nga rezistenca e popullit sirian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi gjithashtu për vizitën e ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov në Teheran gjatë fundjavës.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.