Khatibzade: Presim rezultate të mira në neutralizimin e sanksioneve - Balkan Times

Khatibzade: Presim rezultate të mira në neutralizimin e sanksioneve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në ditët e ardhshme presim lajme të mira në fushën e neutralizimit të sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit.

Khatibzade: Presim rezultate të mira në neutralizimin e sanksioneve – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në ditët e ardhshme presim lajme të mira në fushën e neutralizimit të sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një intervistë televizive në lidhje me mbledhjen e ambasadorëve dhe shefave të përfaqësive diplomatike të Republikës Islamike të Iranit në vendet fqinjë që po zhvillohet sot në Ministrinë e Jashtme të Iranit, ka thënë: “Zgjerimi i marrëdhënieve me secilin prej vendeve fqinjë është një proces që po ndiqet edhe në kuadër të mekanizmave dhe organizatave rajonale siç është Organizata për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) edhe në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, si dhe në kuadër të marrëdhënieve bilaterale. Aktualisht tani kur po zhvillohen negociatat në Vjenë të Austrisë, në Teheran po zhvillohet takimi me ambasadorët tanë në vendet e tjera në mënyrë që përkrah përpjekjeve serioze për heqjen e sanksioneve, po ndiqen edhe përpjekjet serioze për neutralizimin e sanksioneve. Presidenti i Iranit ka planifikuar zhvillimin e vizitave në secilin prej vendeve fqinjë dhe së shpejti liderët e disa vendeve fqinjë si Turqia do të zhvillojnë vizita në Teheran. Gjithashtu kemi planifikuar një program të ri të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit me emrin “Plani 20 vjeçar i rrugës për bashkëpunim me vendet fqinjë”. Një dokument i ngjashëm gati është finalizuar me Rusinë dhe së shpejti do të marrim lejen përkatëse nga qeveria për zhvillimin e negociatave. Një dokument të tillë kemi hartuar për marrëveshje gati me të gjitha vendet fqinjë. Në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së Iranit, në disa raste janë dyfishuar dhe në disa raste janë trefishuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e Iranit me vendet fqinjë”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.