Kamal Kharazi: Po i vëzhgojmë nga afër politikat dhe sjelljet e Talebanëve - Balkan Times

Kamal Kharazi: Po i vëzhgojmë nga afër politikat dhe sjelljet e Talebanëve

Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit ka thënë se po i vëzhgojmë nga afër dhe me kujdes politikat dhe sjelljet e Talebanëve në Afganistan dhe shtoi se politika jon ndaj Afganistanit varët plotësisht nga sjellja e Talebanëve. Detyrë e qeverisë aktuale është eliminimi i terroristëve nga skena e Afganistanit.

Kamal Kharazi: Po i vëzhgojmë nga afër politikat dhe sjelljet e Talebanëve – Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit ka thënë se po i vëzhgojmë nga afër dhe me kujdes politikat dhe sjelljet e Talebanëve në Afganistan dhe shtoi se politika jon ndaj Afganistanit varët plotësisht nga sjellja e Talebanëve. Detyrë e qeverisë aktuale është eliminimi i terroristëve nga skena e Afganistanit. 

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kamal Kharazi ka theksuar: “Politika e Iranit ndaj Afganistanit varët plotësisht nga sjellja e Talebanëve dhe nëse rruga e zhvillimeve politike në Afganistan shkon drejt formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, mbrojtjen e të drejtave sigurisë së të gjitha grupeve etnike, lufta serioze kundër terrorizmit dhe ndjekja e politikës së fqinjësisë së mirë ndaj vendeve fqinjë, atëherë Republika Islamike e Iranit do të jetë e gatshme të zhvillojë të gjitha llojet e bashkëpunimit me qeverinë dhe popullin e Afganistanit. Lufta kundër terrorizmit dhe parandalimi i krimeve të tilla si vrasja e njerëzve të pafajshëm në shkolla dhe në xhamitë e myslimanëve shiitë nga ana e terroristëve të ISIS, në shkallë të parë është detyrë e qeverisë aktuale të Afganistanit dhe ajo duhet t’i eliminojë terroristët nga skena e Afganistanit. Prania për disa dekadash e forcave të huaja si ato amerikane dhe të NATO-s në territorin e Afganistanit dhe tragjeditë e tmerrshme që kanë krijuara ata, duhet të bëhet një mësim për punën e qeverisë dhe popullit të shtypur të Afganistanit në mënyrë të mos e bëjnë edhe një herë vendin e tyre arenë të veprimeve kriminale të fuqive ndërkombëtare dhe rajonale”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.