Irani projekton satelitin “Saman-2” - Balkan Times

Irani projekton satelitin “Saman-2”

Kryetari i Organizatës Hapësinore të Iranit ka njoftuar për fillimin e projektimit të satelitit “Saman-2”.

Irani projekton satelitin “Saman-2” – Kryetari i Organizatës Hapësinore të Iranit ka njoftuar për fillimin e projektimit të satelitit “Saman-2”.

Klubi i Gazetarëve të Rinj njoftoi se Morteza Barari, kryetari i Organizatës Hapësinore të Iranit, duke folur për fillimin e projektimit të satelitit “Saman-2”, deklaroi: “Si rezultat i bashkëpunimit të qeverisë dhe sektorit privat, tani janë formuar struktura të mira për zgjerimin e sistemeve të sateliteve në Iran dhe ne po bëjmë përpjekje që me mbështetjen më të madhe, të rrisim dinamizmin e zhvillimit të këtyre strukturave. Sateliti Saman-2 për satelitet iranianë do të bëjë një hapë të madh dhe orbitën 400 kilometra në hapësirë do ta çojë në 10 mijë kilometra, ndërsa satelit Saman 3 do ta shndërrojë këtë distancë deri në 21 mijë kilometra kurse sateliti Saman 4 do ta shndërrojë këtë orbitë në 36 mijë kilometra. Ne me anë të sateliteve mund të ofrojmë shërbime shumë të çmuara në fusha të ndryshme si në bujqësi, ambientalizëm dhe në fushën e shërbimeve urbanistike që konsiderohen shumë strategjike. Gjithashtu të gjithë teknologjinë hapësinore e zhvillojnë specialistët iranianë”.

Burimi

(Pikëpamjet e shprehura nga autorët janë pikëpamjet e tyre dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BalkanTimes)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.