Iraku shpall fundin e misionit të koalicionit ndërkombëtar - Balkan Times

Iraku shpall fundin e misionit të koalicionit ndërkombëtar

Qeveria e Irakut në mënyrë zyrtare ka shpallur fundin e misionit të forcave ushtarake të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika në territorin irakian.

Iraku shpall fundin e misionit të koalicionit ndërkombëtar – Qeveria e Irakut në mënyrë zyrtare ka shpallur fundin e misionit të forcave ushtarake të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika në territorin irakian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kasem Al-A’raxhi, këshilltari për siguri kombëtare i Irakut, si një prej autoriteteve të larta të këtij vendi, sot (të enjten) ka shpallur zyrtarisht fundin e pranisë dhe misionit të forcave luftarake të koalicionit ndërkombëtar në vendin e tij.

Kasem Al-A’raxhi në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Sot, në raundin e fundit të bisedimeve me autoritetet e koalicionit ndërkombëtare të cilat kanë filluar që nga viti i kaluar, në mënyrë zyrtare kemi shpallur përfundimin e misionit të forcave ushtarake dhe largimin e tyre nga Iraku. Bashkëpunimi dhe lidhjet me koalicionit ndërkombëtare do të vazhdojë vetëm në fushën e trajnimit, aftësimit dhe ndihmës konsultative”.

Të shtunën e kaluar, Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut dhe Matio Tuler, ambasadori i Amerikës në Bagdad, gjatë një takimi kanë diskutuar largimin e forcave ushtarake të SHBA-ve nga territori i Irakut.

Sipas një deklarate të zyrës së kryeministrisë së Irakut, Mustafa Al-Kadhimi dhe Matio Tuler në këtë takim, kanë diskutuar progresin e arritur në përfundimin e rolit luftarak të forcave të koalicionit ndërkombëtar në Irak në bazë të përmbajtjes së dialogut strategji mes Bagdadit dhe Uashingtonit dhe ndryshimit të misionit të tyre në rolin konsultativ, ndihmën dhe aftësimin e ushtrisë së Irakut.

Autoritetet e Uashingtonit më parë kanë deklaruar se forcat amerikane deri më 31 dhjetor të këtij viti, do të largohen nga territori i Irakut.

Burimi

(Pikëpamjet e shprehura nga autorët janë pikëpamjet e tyre dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BalkanTimes)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.