Huthi: Aftësitë mbrojtëse të ushtrisë jemenase janë më të mëdha se të shumë shteteve arabe
Huthi: Aftësitë mbrojtëse të ushtrisë jemenase janë më të mëdha se të shumë shteteve arabe- Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti i Jemenit, duke iu drejtuar një grupi të liderëve të fiseve vendase dhe vizitorëve nga provinca veriore e Jemenit, Haxheh, Abdul-Malik al-Huthi deklaroi se forcat jemenase dhe luftëtarët nga Komitetet Popullore aleate sot kanë aftësi ushtarake shumë më të larta se ato të shumë vendeve arabe.
“Tani prodhojmë raketa balistike me rreze të gjatë që mund të godasin thellësitë e shteteve anëtare të koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite. Prodhimi i llojeve të ndryshme të raketave është duke u zhvilluar mirë dhe vazhdon të përmirësohet”, tha udhëheqësi i rezistencës jemenase.
“Raketat jemenase po bëhen më të sakta, më të forta, më shkatërruese dhe më vdekjeprurëse. Pavarësisht sistemeve të shtrenjta dhe të sofistikuara të mbrojtjes ajrore amerikane, armiqtë tanë nuk janë në gjendje të kapin dhe rrëzojnë raketat tona,” shtoi ai. Udhëheqësi i Ansarullahut nënvizoi se prodhimi i pajisjeve ushtarake u mor në konsideratë seriozisht pas fillimit të agresionit të udhëhequr nga sauditët dhe arritje të mëdha u bënë në këtë fushë përmes durimit, sakrificës dhe studimit.
Burimi