Grosi: Pakti AKUS do të shndërrohet në rivalitet për prodhimin e nëndetëseve bërthamore - Balkan Times

Grosi: Pakti AKUS do të shndërrohet në rivalitet për prodhimin e nëndetëseve bërthamore

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka deklaruar se pas nënshkrimin të paktit AKUS mes Amerikës, Australisë dhe Anglisë, edhe vendet e tjera do ta ndjekin modelin e Australisë dhe do të synojnë prodhimin e nëndetëseve bërthamore.

Grosi: Pakti AKUS do të shndërrohet në rivalitet për prodhimin e nëndetëseve bërthamore – Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka deklaruar se pas nënshkrimin të paktit AKUS mes Amerikës, Australisë dhe Anglisë, edhe vendet e tjera do ta ndjekin modelin e Australisë dhe do të synojnë prodhimin e nëndetëseve bërthamore.

Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar se Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, ka deklaruar se ka dërguar një ekip special për të shqyrtuar pasojat e sigurisë dhe ligjore të paktit AKUS në Australi.

Rafael Grosi ka thënë: “Tani edhe vendet e tjera mund të marrin model Australinë dhe të synojnë prodhimin e nëndetëseve bërthamore të tyre dhe kjo çështje shton edhe më shumë shqetësimet për përhapjen e armëve bërthamore dhe shkeljen e ligjeve”.

Krerët e Amerikës, Britanisë dhe Australisë më 15 shtator 2021, njoftuan për formimin e një koalicioni të ri në rajonin Indo-Pacifik për bashkëpunim në fushat diplomatike, të sigurisë dhe ushtarake

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.