Grosi: Marrëveshja me Iranin akoma është e mundur - Balkan Times

Grosi: Marrëveshja me Iranin akoma është e mundur

Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së pa përmendur fare moszbatimin e zotimeve të shteteve perëndimore në marrëveshjen bërthamore sidomos të Amerikës, deklaroi: “Në rast të ekzistencës së vullnetit politik, gjithnjë është e mundshme arritja e marrëveshjes me Iranin”.

Grosi: Marrëveshja me Iranin akoma është e mundur – Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së pa përmendur fare moszbatimin e zotimeve të shteteve perëndimore në marrëveshjen bërthamore sidomos të Amerikës, deklaroi: “Në rast të ekzistencës së vullnetit politik, gjithnjë është e mundshme arritja e marrëveshjes me Iranin”.

Rafael Grosi në një intervistë me kanalin informativ France 24, duke thënë se bisedimet e raundit të shtatë nuk fillojnë nga pika zero, por vazhdojnë në bazë të gjashtë raundeve të mëparshme të bisedimeve, shtoi: “Marrëveshja me Iranin vazhdon të jetë e mundur, mirëpo ka mbetur shumë kohë e shkurt”.

Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së theksoi: “ANEA nuk është palë e marrëveshjes bërthamore, mirëpo si një mekanizëm inspektimi dhe garantues i marrëveshjeve, po ndjek nga afër negociatat që po zhvillohen në Vjenë të Austrisë”.

Në lidhje me spekulimet e mediave se Irani prodhon uranium të pasuruar me 90%, Grosi theksoi: “Aktualisht në Iran nuk ekziston uranium i pasuruar me 90%. Unë në rast se ftohem, përsëri do të zhvillojë vizitë në Iran”.

Vlen të theksohet se diplomatët e lartë të shteteve të Grupit 4+1, Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë me theksimin e palës iraniane, kanë rënë dakord që çështja e heqjes së sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj Iranit të shqyrtohet në shkallën e prioritetit të parë.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.