Gjermania: Bota po përballet me krizën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore – Një zyrtar i lartë i qeverisë gjermane ka parashikuar se për shkak të konfliktit në Ukrainë, bota mund të përjetojë krizën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim i Gjermanisë, Gerd Müller tha në një deklaratë se epidemia aktuale e virusit Corona, thatësira dhe konflikti në Ukrainë i kanë ngritur çmimet e artikujve ushqimor deri në nivelin më të lartë dhe e kanë përballur botën me frikën e krizës më të keqe të mundshme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) thotë se më shumë se 300 milionë njerëz aktualisht vuajnë nga uria akute dhe parashikimet tregojnë rritjen e këtyre statistikave për çdo ditë e më tepër.
Ky zyrtar i Gjermanisë tha: “Shpenzimet globale të ushqimit tani janë rritur me një të tretën dhe kanë arritur nivelin më të lartë të tyre”.
Nga ana tjetër, për shkak të dëmtimit të zinxhirëve të furnizimit dhe ndërprerjes së prodhimit të produkteve bujqësore, Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi se konflikti i Ukrainë do të rrisë shpenzimet e ushqimit dhe do ta zgjerojë krizën e rrisë urinë në mbarë botën.
Afrika dhe Azia Perëndimore, të cilat mbështeten shumë në importet e lira të drithërave, ka të ngjarë të vuajnë më shumë nga zhvillimet aktuale në Ukrainë, dhe si rezultat i kësaj rreth 811 milionë njerëz janë në rrezik nga kriza e urisë në mbarë botën.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi të premten se porti Odessa në Ukrainë, tashmë i mbyllur për shkak të konfliktit, tetë muaj para fillimit të konfliktit, ka qenë vend i transportit të grurit për 400 milionë njerëz në mbarë botën.
Faqja informative “EUobserver” kohët e fundit raportoi se bota po përballet me krizën e saj më të madhe historike për të stabilizuar çmimet e ushqimeve dhe se çmimet e ushqimeve ishin të larta edhe para konfliktit në Ukrainë, mirëpo kjo luftë për shkak se krijoi pengesa dhe ndërprerje në eksportet e drithërave nga Ukraina dhe Rusia, konsiderohet kriza e tretë ushqimore në 15 vitet e kaluara.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)