Gjenerali i NATO-s kërkon vendosjen e trupave të aleancës në Bullgari dhe Rumani - Balkan Times

Gjenerali i NATO-s kërkon vendosjen e trupave të aleancës në Bullgari dhe Rumani

Të shtunën gazeta gjermane Spiegel njoftoi se gjenerali i lartë i NATO-s ka sugjeruar se aleanca duhet të vendosë një prani ushtarake në Bullgari dhe Rumani pas rritjes së pranisë ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Gjenerali i NATO-s kërkon vendosjen e trupave të aleancës në Bullgari dhe Rumani – Të shtunën gazeta gjermane Spiegel njoftoi se gjenerali i lartë i NATO-s ka sugjeruar se aleanca duhet të vendosë një prani ushtarake në Bullgari dhe Rumani pas rritjes së pranisë ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Në artikull thuhej se propozimet e bëra nga Tod Wolters, Komandanti i lartë i NATO-s në Evropë, do të zgjeronin në fakt misionin e aleancës të quajtur “Prani e gatshme e shtuar”, nën të cilin ajo ka dislokuar forca ushtarake në shtetet baltike dhe në pjesën lindore të Polonisë. Megjithatë “Der Spiegel” nuk e citonte drejtpërdrejtë zotin Wolters. Gazeta shkruante se sipas ‘informacioneve’ gjenerali Wolters kishte ‘bërë thirrje për një përforcim të trupave në kufirin lindor’ të NATO-s, gjatë një teleconference me shefat ushtarakë të vendeve partnere. Sipas gazetës, ky plan, do të zgjeronte praninë e NATO-s (në Rumani dhe Bullgari) përmes misionit “Prani e gatshme e shtuar”, (EFP). NATO nuk pranoi të komentonte rreth këtij artikulli të Der Spiegel. Si Bullgaria ashtu edhe Rumania e kanë kërkuar zgjerimin e pranisë së NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të premten se NATO do të “vlerësojë vazhdimisht nevojën për të rregulluar më tej qëndrimet dhe praninë e saj, edhe në juglindje të rajonit, pasi aleanca siç tha ai, duhet të jetë gjithmonë e sigurt se mund të mbrojë aleatët kundër çdo kërcënimi. Rritja e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainës ka rritur tensionet mes Moskës dhe NATO-s. Rusia ka dërguar avionë bombardues me aftësi bërthamore, për të patrulluar kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë, thanë më 18 dhjetor autoritetet në Minsk, teksa tensionet janë rritur në mbarë Evropën Lindore. Dy bombardues të tipit Tu-22M3, të shoqëruar nga avionët luftarakë Su-30SM të forcave ajrore ruse dhe bjelloruse kryen patrullimet. Analistët perëndimorë thonë se Rusia aktualisht ka pozicionuar rreth 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën. Zyrtarët në Kiev kanë shprehur frikën se Moska mund ta përdorë territorin e Bjellorusisë për të mbështetur një sulm mbi Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë paralajmëruar për “pasoja të mëdha” nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Aleanca i ka kërkuar Rusisë të mos e sulmojë ish-republikën sovjetike, por Moska ka mohuar se po planifikon një gjë të tillë. Rusia thotë se po i përgjigjet asaj që e sheh si kërcënim për sigurinë e saj nga marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta të Ukrainës me NATO-n dhe synimet e saj për t’iu bashkuar aleancës. Moska tha të premten se kërkon garanci ligjore e të detyrueshme nga NATO, se do të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.