Gjeneral Bagheri: Virtytet morale të gjeneralit të martirizuar Sulejmani, mësim i madh për gjeneratat e ardhshme. - Balkan Times

Gjeneral Bagheri: Virtytet morale të gjeneralit të martirizuar Sulejmani, mësim i madh për gjeneratat e ardhshme.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se secili prej virtyteve morale dhe njerëzore dhe kujtimit të Haxh Kasem Sulejmani, janë mësim i madh për të gjithë popullin e Iranit, për të gjithë popujt e rajonit, botës dhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme.

 Gjeneral Bagheri: Virtytet morale të gjeneralit të martirizuar Sulejmani, mësim i madh për gjeneratat e ardhshme. – Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se secili prej virtyteve morale dhe njerëzore dhe kujtimit të Haxh Kasem Sulejmani, janë mësim i madh për të gjithë popullin e Iranit, për të gjithë popujt e rajonit, botës dhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri të martën gjatë një ceremonie përkujtimore të organizuar në varrezat e dëshmorëve në Kerman dhe pranë varrit të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani, deklaroi: “Rruga e këtij personalitetit të madh si në jetën personale, sjelljet dhe virtytet e tij shpirtërore dhe morale, si në jetën shoqërore, si komandant, në administrim, shqyrtimin e çështjeve të qytetarëve, dashuria ndaj fëmijëve të dëshmorëve, si dhe në përballje me armiqtë dhe në kundërshtimin e fuqive arrogante dhe në luftën kundër sionistëve; konsiderohet një shëmbëlltyrë e pashoq në vend, në rajon dhe në botë”.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit theksoi: “Shumë prej sekreteve, detajeve të veprimeve, punës dhe përpjekjeve të këtij personaliteti të madh akoma nuk janë publikuar dhe po shprehen nga ana e bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij”.

Ditën e hënë më 3 janar 2022, u shënuar dyvjetori i martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcave “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.