Forcat ushtarake sioniste sulmojnë protestuesit palestinezë në Kodsin e pushtuar - Balkan Times

Forcat ushtarake sioniste sulmojnë protestuesit palestinezë në Kodsin e pushtuar

Burimet informative kanë njoftuar se si pasojë e sulmit të forcave pushtuese të regjimit sionist kundër protestuesve palestinezë të cilit ishin mbledhur në një tubim protestues në Kodsin e pushtuar për t'u solidarizuar me banorët e lagjes Shejkh Xharah.

Forcat ushtarake sioniste sulmojnë protestuesit palestinezë në Kodsin e pushtuar – Burimet informative kanë njoftuar se si pasojë e sulmit të forcave pushtuese të regjimit sionist kundër protestuesve palestinezë të cilit ishin mbledhur në një tubim protestues në Kodsin e pushtuar për t’u solidarizuar me banorët e lagjes Shejkh Xharah.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se disa grupe të qytetarëve palestinezë të premten në mbrëmje kanë organizuar këtë protestë dhe janë përballur me sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist dhe në zonat perëndimore të qytetit Xhenin, protestuesit palestinez janë përleshur me forcat sioniste.

Në këtë sulm, forcat ushtarake sioniste kanë ushtruar dhunë dhe kanë rrahur fizikisht protestuesit palestinezë.

Ndërkohë në veri të Bregut Perëndimor të Lumit të Jordan gjithashtu si pasojë e përleshjeve të zhvilluara mes forcave ushtarake sioniste dhe protestuesve palestinezë, janë plagosur 53 palestinezë.

Sipas këtij burimi, sulmet dhe agresioni i forcave pushtuese sioniste dhe i kolonëve sionist kundër banorëve lokalë palestinezë në lagjen Shejkh Xharah po vazhdojnë akoma dhe kolonët sionistë në fillim të këtij muaji kanë sulmuar banorët e kësaj lagje.

Ahmad Al-Ruvajda, këshilltar i zyrës së presidencës së Autoritetit Autonom të Palestinës, ka njoftuar se forcat pushtuese të regjimit sionist kanë filluar të gërmojnë me buldozer tokat bujqësore të palestinezëve në Shejkh Xharah. Al-Ruvajda shtoi: “Ajo çfarë po ndodhë në lagjen Shejkh Xharah në realitet është përgatitje për të konfiskuar dhe uzurpuar 28 prona të palestinezëve për të krijuar 200 njësi banimi për kolonët sionist dhe njëkohësisht me këtë, regjimi pushtues sionist po mundohet t’i dëbojë me dhunë banorët palestinezë”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.