Forcat e ushtrisë së Jemenit avancojnë në jug qytetit Marib - Balkan Times

Forcat e ushtrisë së Jemenit avancojnë në jug qytetit Marib

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë vazhduar avancimet e tyre në zona të ndryshme në provincën Marib dhe kanë shënuar suksese të reja shumë të rëndësishme në këtë provincë.

Forcat e ushtrisë së Jemenit avancojnë në jug qytetit Marib – Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë vazhduar avancimet e tyre në zona të ndryshme në provincën Marib dhe kanë shënuar suksese të reja shumë të rëndësishme në këtë provincë.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë shënuar avancime të rëndësishme në frontin jugor të Maribit. Në këtë mënyrë forcat jemenase kanë avancuar në rajonin Rovdatu Xhehem dhe në vargmalet e rajonit Vadi Dhene në jug të Maribit.

Në bazë të këtij burimi, pas këtyre avancimeve të rëndësishme të forcave jemenase, forcat e qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadit të mbështetur nga Arabia Saudite janë arratisur nga pozicionet e tyre. Sipas burimeve informative, forcat jemenase me avancimet e ditëve të fundit kanë ngushtuar në masë të konsiderueshme rrethimin e qytetit Marib duke iu afruar në pesë kilometra të këtij qyteti.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka theksuar se Amerika po drejton luftën propaganduese dhe shtrembëruese kundër Jemenit dhe në këtë komplot janë të përfshira edhe Anglia, Franca dhe disa shtete të tjera. Mahdi Al-Meshat ditën e hënë në një videomesazh me rastin e 54 vjetorit të pavarësisë së Jemenit, ka deklaruar: “Kjo ngjarje e madhe po shënohet në rrethana në të cilat Jemeni për vitin e shtatë me radhë po përballet me agresionin ushtarak dhe faktorët e këtij agresioni në realitet janë armiqtë e 30 nëntorit (përvjetorit të pavarësisë së Jemenit dhe dëbimit të forcave ushtarake të Anglisë) dhe kjo çështje po bëhet shkak që ne në këtë ditë historike të përballemi me përgjegjësi të madhe. Së fundi po zhvillohen sulme të gjera armiqësore kundër Jemenit dhe qëllimi i tyre është të dobësohet sa më shumë pozita e këtij vendi ndaj paqes dhe këto sulem po drejtohen nga Uashingtonit”.

Burimi

(Pikëpamjet e shprehura nga autorët janë pikëpamjet e tyre dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BalkanTimes)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.