Fondacioni për mbështetjen e viktimave të terrorizmit, dënon bashkërendimin e gjyqësorit suedez me grupin terrorist Mek - Balkan Times

Fondacioni për mbështetjen e viktimave të terrorizmit, dënon bashkërendimin e gjyqësorit suedez me grupin terrorist Mek

Hamid Nuri shtetas iranian është arrestuar më 9 nëntor të vitit 2019 në kohë kur ai shkoi në Suedi për të zgjidhur një mosmarrëveshjes familjare të vajzës së tij dhe aktualisht prej mëse 30 muajsh mbahet në burg. Në letrën e fondacionit për mbështetjen e viktimave të terrorizmit thuhet se Suedia është kthyer në një vend të sigurt për kriminelët dhe terroristët e grupit terrorist MEK. Në letrën e fondacionit thuhet se aparati i gjyqësor të Suedisë duke bashkëpunuar hapur me terroristët ndërkombëtarë të sektit MEK ka tejkaluar përgjegjësitë që ai ka dhe duke pranuar padinë e grupit kriminalë i cili i ka duart e lyer me gjakun e 17 mijë burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm iranian, është munduar të dënojë Hamid Nuri dhe të tjetërsojë realitetin e krimeve të këtij sekti terrorist i cili nuk kursen as jetën e anëtarëve të brendshëm të tij. Fondacioni për mbështetjen e viktimave të terrorizmit, vë në dukje se kjo sjellje e gjykatës suedeze bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe pasi e dënon ashpër këtë veprim ka kërkuar t’i jepet fundi gjykimit qesharak dhe anti-njerëzor Hamid Nuri në këtë gjykatë dhe përveç kësaj kërkon dënimin e të gjithë terroristëve të MEK që janë strehuar në këtë vend. Fondacioni gjithashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hamid Nuri i cili prej mëse dy vitesh me të padrejtë mbahet në burg dhe kërkon dënimin e të gjithë atyre personave që kanë bërë dëshmi të rremë kundër tij dhe që bëjnë çdo gjë kundër popullit iranian duke përhapur mashtrime dhe gënjeshtra në bashkësinë ndërkombëtare.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.