Inflacioni i lartë kërcënim kryesor mbi stabilitetin makroekonomik

FMN skanon ekonominë shqiptare, Banka e Shqipërisë: Inflacioni i lartë kërcënim kryesor mbi stabilitetin makroekonomik

FMN mbyll misionin e konsultimeve për vitin 2022 dhe po parashtron disa prej përfundimet që ka nxjerrë.

Inflacioni i lartë kërcënim kryesor mbi stabilitetin makroekonomik – Ministrja e Financave dhe Ekonomise, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, Gent Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN janë sot në një konferencë për median.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko nënvizoi se inflacioni i lartë përbën kërcënim kryesor mbi stabilitetin makroekonomik dhe këkron që të merren masa të koordinuara për të zbutur kostot e inflacionit.

Gent Sejko: “Inflacioni i lartë përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makroekonomik dhe mbi rritjne e qëndtrueshme dhe afatgjatë të venditr. Ky inflacion gërryen fuqinë blerëse të familjeve, rrit pasigurinë në të ardhmen në çdo qelizë të ekonomisë dhe dëmton prespektivat afatgjata të vendit.

Për këtë rsye fokusi primar duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen e kostove të inflacionit dhe kontrollin e kthimin e tij në objektiv në një periudhë sa më të shpejtë dhe kosto sa më të ulëta.

Bazuar në këto konsiderata Banka e Shqipërisë është e angazhuar në normalizimin gradual të politikës monetare. Sektori banker shqiptar paraqitet i shëndetshëm.

FMN parashikon inflacion të rritur dhe ngadalësim të ekonomisë në 2023: Duhet mbështetje fiskale për kategoritë në nevojë

FMN parashikon që 3.7% të jetë rritja ekonomike që pritet të jetë në 2022 falë aktivitetit të lartë e fuqishëm në turizëm, pasuri të paluajtshme e shërbime por “kjo rritje parashikohet të ngadalësohet me 2% në 2023 ndërkohë që inflacioni është rritur ndjeshëm dhe është bërë me bazë të gjerë”

Norma e inflacionit mbetet e lartë e do të kthehet në objektivin e caktuar nga BSH me 3% vetmë në 2024. Inflacioni është në kahun rritës, rritja e ekonomisë është në kahun e uljes.

“Deficitet dhe borxhi i lartë,  Shqipëria përballet me sfida që rrjedhin nga çmimet e larta ndërkombëtare që janë rritur për ushqimet dhe energjinë. Politika të kujdesshme dhe vixhilenca janë të nevojshme në mënyrë që të frenohen rrisqet në rritje të ruhen sa të mundet moment pozitiv në ekonomi”

FMN i bën thirrje qeverisë të finalizojë pa vonesë strategjinë afatmesme të të ardhurave. Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë dhe të jetë e përkohshme. Forcimi I efikasitetit dhe besueshmërisë së financave publike mbetet thelbësor për të ruajtur besimin në treg e zbutur kostot e larta të huamarrjes.

FMN “bën thirrje për vixhilencë të shtuar që është jetike për të ruajtur stabilitetin financiar ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen dhe konfigurimi i sistemit financiar vijon të ndryshojë.”

Edhe FMN kundër draftit të aministisë fiskale: Falë evazorët fiskalë

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër projektligjit të qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.

Në konferencën për mediet pas takimit me ministren e Financave dhe guvernatorin e Bankës përfaqësuesja e FMN thekson se kjo nismë nuk është zgjidhja për formalizimin e parasë dhe rrezikon të falë “evazorët fiskalë”

“Pr/ Ligji për aministinë mund të konsiderohet si dëmtim për moralin tatimor, një kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së të gjitha detyrimeve tatimore dhe për të favorizuar evazorët duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që kanë dhe një heqje komplet të interesave dhe penaliteteve që mund ti japin imunitet nga ndjekja penale dhe kontrolli constant që ligji mund ti bëjë këtyre personave.

Sipas propozimit të qeverisë, përmes projektligjit shqiptarët do të mund të fusin në bankë deri në 2 milonë euro, por FMN deklaroi dhe problemet që do të lindnin me kontrollin e parave. FMN sugjeron që drafti i amnistisë të bëhet një plan i vetëdeklarimit vullnetar

“Qeveria duhet të ndryshojë ligjin e aministisë me një plan të vetëdeklarimit vullnetar dhe për ta bërë këtë duhet ta konsiderojë këtë program vetëm kur të ketë krijuar disa parakushte, për një gjë të tillë. Që do të thotë një sistem mjaftueshëm modernë të administratës tatimore dhe me një sistem mjaft të përshtatshëm për zbatimin.

Në këtë pikë duhet të ketë dhe kompetenca që janë të besuara, që administrata ka aftësi të besueshme për zbulimin.  Duhet ti jepet besim publikut se evazorët tatimorë që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe do të penalizohen.”

Tjetër rezervë u dha edhe sa i përket skemës së ndihmës financiare, ku FMN kërkoi që të përqendrohet te grupet në nevojë dhe jo sipas skemës aktuale të qeverisë

Megjithatë palët ranë dakord se do të jetë një vit i vështirë dhe se rritja e ekonomisë do të jetë rreth 3 për qind. Po ashtu edhe borxhi i Shqipërisë u kërkua që të zbresë deri në 70 për qind nga 73 që deklarohet aktualisht.

FMN mbylli sot misionin e konsultimeve për vitin 2022.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.