Fejsal Mekdad: ISIS dhe Fronti Nusra me mbështetjen e Amerikës dhe Turqisë janë në Siri - Balkan Times

Fejsal Mekdad: ISIS dhe Fronti Nusra me mbështetjen e Amerikës dhe Turqisë janë në Siri

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se grupet terroriste Fronti Nusra dhe ISIS me mbështetjen e Turqisë dhe Amerikës akoma janë të pranishëm në veriperëndim dhe në verilindje të Sirisë.

Fejsal Mekdad: ISIS dhe Fronti Nusra me mbështetjen e Amerikës dhe Turqisë janë në Siri – Ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se grupet terroriste Fronti Nusra dhe ISIS me mbështetjen e Turqisë dhe Amerikës akoma janë të pranishëm në veriperëndim dhe në verilindje të Sirisë.

Fejsal Mekdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, të hënën në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv Al-Akhbarije, theksoi se Siria deri në një nivel të madh ka shënuar fitore në luftën kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e plotë të grupeve terroriste.

Ministri i jashtëm i Sirisë duke thënë se interesat e qeverisë së Turqisë janë në shkatërrimin dhe destabilizimin e Sirisë dhe shtoi se kompromisi ishte një vendim strategjik i qeverisë së Sirisë për kthimin e qytetarëve të saj.

Mekdad tha se vendi i tij ka bashkëpunim pozitiv me komitetin për hartimin e Kushtetutës dhe problemi i saj nuk është me të dërguarin e OKB ose me vetë OKB-në, por me ata të cilët kanë dërguar me dhjetëra mijëra terroristë dhe kanë shpenzuar me dhjetëra miliarda dollarë për shkatërrimin e Sirisë. Regjimi i Turqisë ka pushtuar një pjesë të territorit të Sirisë, mirëpo ne do ta çlirojmë atë, të jetë ajo pjesë në Idlib ose rajonet veriore ose zonat kufitare mes Sirisë dhe Turqisë.

Në lidhje me militantët kurd të quajtur “Forcat Demokratike Kurde të Sirisë, Fejsal Mekda tha: “Ata janë të varur nga Amerika dhe forcat militante kurde nuk kanë nën kontroll asnjë rajon, por është Amerika pushtuese që po mbështet ata, megjithatë ata nuk duhet të llogaritin në Amerikën për arsye se ajo vetëm i shfrytëzon ata për interesat e saj”.

Fejsal Mekdad në vazhdim duke dënuar sanksionet e paligjshme kundër popullit të Sirisë, deklaroi: “Sanksionet e paligjshme ekonomike të Amerikës dhe shteteve perëndimore kundër popullit të Sirisë, janë të paligjshme dhe qëllimi i tyre është vetëm realizimi i interesave të tyre”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.