FBI-së publikon dokumente të reja për lidhjen e drejtpërdrejtë të qeverisë saudite me sulmet e 11 shtatorin – FBI ka publikuar një memorandum sekret i cili konfirmon lidhjen e drejtpërdrejtë të qeverisë së Arabisë Saudite me sulmet e 11 shtatorit.
Së fundmi dhe pas më shumë se 20 viteve nga sulmet terroriste në kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Joe Biden, është publikuar një shënim sekret konfidencial nga ana e FBI në mars të vitit 2022, i cili konfirmon lidhjen e drejtpërdrejtë të qeverisë së Saudite me këtë sulm terrorist.
Në këtë shkrim pasi prezantohet Omar al-Bajumi si spiun Organizatës së Inteligjencës së Arabisë Saudite, thuhet se në kohën kur Organizata e Inteligjencës së Amerikës ka konfirmuar vazhdimisht se qeveria e Riadit nuk ka informacione në lidhje me komplotin, mirëpo tani është zbuluar lidhja e disa organizatave të inteligjencës saudite dhe anëtarëve të familjes mbretërore saudite me organizatën terroriste Al Kaida.
Më herët u zbulua se takimi i Al-Bajumi me dy rrëmbyesit e avionëve ishte organizuar nga konsullata e Arabisë Saudite në Los Anxhelos të SHBA-ve.
Megjithatë, Arabia Saudite ka deklaruar vazhdimisht në deklaratat zyrtare se qeveria e saj nuk ka asnjë lidhje me këto sulme të tmerrshme.
Publikimi i këtyre dokumenteve të reja vjen në një kohë kur qeveria amerikane po përballet me sfida serioze dhe të mëdha si çmimet e larta të karburanteve, prania e bazave ushtarake amerikane në vende të tjera, si dhe çështje që lidhen me marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Qeveria e Arabisë Saudite gjithashtu duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e gazetarit të saj të njohur kritik, Jamal Khashoggi dhe për vazhdimin e luftës me Jemenin.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)