Fauci thotë se Omicron është më pak i rrezikshëm se Delta/OKB paralajmëron për rrezikun e madh - Balkan Times

Fauci thotë se Omicron është më pak i rrezikshëm se Delta/OKB paralajmëron për rrezikun e madh

Këshilltari i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë thotë se studimet e para në lidhje me shenjat e infektimit me variantin Omicron tregojnë se ky virusi mund të jetë më pak i rrezikshëm se sa varianti Delta.

Fauci thotë se Omicron është më pak i rrezikshëm se Delta/OKB paralajmëron për rrezikun e madh – Këshilltari i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë thotë se studimet e para në lidhje me shenjat e infektimit me variantin Omicron tregojnë se ky virusi mund të jetë më pak i rrezikshëm se sa varianti Delta.

Faqja informative BBC njoftoi se Antony Fauci, këshilltari i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë, në një intervistë me kanalin CNN, ka thënë: “Shkencëtarët kanë nevojë për më shumë kohë në hulumtimet dhe studimet rreth variantit të ri Omicron të virusit Korona, por studimet e para kanë treguar se ky variant i virusit Korona në krahasim me variantin Delta, mund të ketë më pak rrezik pavarësisht faktit se numri i të pacientëve të shtruara në spital është akoma i lartë. Deri më tani dëshmitë nuk tregojnë se varianti Omicron është bërë shkak për sëmundjen e rëndë të pacientëve të shtruara në spital, por ne duhet të kemi kujdes”.

Këto deklarata bëhen në kohën kur Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka paralajmëruar për përhapjen e shpejtë dhe të rrezikshme të variantit Omicron të virusit Korona dhe ka kritikuar ashpër veprimet e disa shteteve në kufizimin e udhëtimeve duke i quajtur ato “Aparteid Udhëtimi”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.