Enrique Mora ndalohet nga policia e Gjermanisë gjatë kthimit nga Irani
Një faqe informative në internet duke cituar qarqe diplomatike evropiane, spekuloi se ndryshimi i shpeshtë i biletave të kthimit nga Irani për në Evropë, kishte çuar deri në arrestimin e Enrique Mora dhe shoqëruesve të tij në Gjermani.
Enrique Mora ndalohet nga policia e Gjermanisë gjatë kthimit nga Irani – Një faqe informative në internet duke cituar qarqe diplomatike evropiane, spekuloi se ndryshimi i shpeshtë i biletave të kthimit nga Irani për në Evropë, kishte çuar deri në arrestimin e Enrique Mora dhe shoqëruesve të tij në Gjermani.
Enrique Mora dhe dy nga diplomatët e tij shoqërues u ndaluan dhe u morën në pyetje për 40 minuta nga policia e Gjermanisë për shkak të paralajmërimeve kompjuterike që nuk kishin lidhje me personat në fjalë dhe rrugën e tyre të fluturimit, raportoi webfaqja amerikane “Politico”, duke cituar policinë gjermane.
Zyrtarët e BE-së dyshojnë se itinerari i diplomatëve evropianë, të cilët janë detyruar të ndryshojnë disa herë rezervimin e tyre për fluturimet e kthimit në Evropë për shkak të orarit të tyre të ndryshueshëm në Teheran, ka shkaktuar ngritjen e alarmit kufitar automatik gjerman, pavarësisht nga identiteti i pasagjerëve.
Zëvendësi i shefit të diplomacisë evropiane shkroi dje se ai ishte ndaluar dhe po mbahej në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani gjatë kthimit nga Teherani pa asnjë shpjegim.
Ky zyrtar i lartë i BE-së i cili kishte shkuar në Teheran për të diskutuar rreth bisedimeve bërthamore të Vjenës, vazhdoi: “Policia gjermane më mbajti në aeroportin e Frankfurtit në rrugën time të kthimit nga Teherani për në Bruksel, duke mos dhënë asnjë shpjegim”.
Koordinatori i BE-së në bisedimet e Vjenës pyeti veten pse një zyrtar i lartë evropian duhet të përballet me një situatë të tillë, duke shtuar se një zyrtar i BE-së në një mision zyrtar me pasaportë diplomatike spanjolle i kishte dorëzuar celularët dhe pasaportën e tij (i kishin konfiskuar).
Enrique Mora kishte shkuar në Teheran që nga e marta e kaluar si koordinator i bisedimeve për heqjen e sanksioneve për të reduktuar dallimet e mbetura në bisedimet e Vjenës.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)