Elon Musk: Trump, Biden dhe personave mbi 70 vjeç duhet t'i ndalohet kandidimi - Balkan Times

Elon Musk: Trump, Biden dhe personave mbi 70 vjeç duhet t’i ndalohet kandidimi

Themeluesi i kompanive Spice X dhe Tesla ka propozuar që të mos lejohet regjistrimi i kandidatëve të moshuar për postet shtetërore në Amerikë.

Elon Musk: Trump, Biden dhe personave mbi 70 vjeç duhet t’i ndalohet kandidimi – Themeluesi i kompanive Spice X dhe Tesla ka propozuar që të mos lejohet regjistrimi i kandidatëve të moshuar për postet shtetërore në Amerikë.

Gazeta “Indipendent” ka shkruar se Elon Musk në një mesazh të tij në Twitter, ka shkruar: “Ejani dhe të përcaktojmë një kufizim të moshës që nëse jeni më shumë se ajo moshë, nuk do të mund të kandidoni për poste politike dhe shtetërore. Ndoshta mosha më e drejtë do të ishte nën 70 vjeç”.

Saktësisht nuk dihet se çfarë është bërë shkak për publikimin e këtij mesazhi nga ana e tij. Edhe pse ai së fundi është përfshirë në një konflikt deklaratash edhe me Berny Sanders 80 vjeçar. Sanders është një prej mbështetësve kryesor të planit për vendosjen e taksave të larta mbi kompanitë dhe kapitalistët e mëdhenj dhe ekziston mundësia që plani i tij do t’i japë një goditje të madhe Elon Musk dhe perandorisë së tij ekonomike.

Musk në një mesazh tjetër në Twitter duke iu drejtuar Sandres, ka shkruar: “Unë po harroj se ju akoma jeni gjallë”.

Çështja e elitës politike të moshuar është një prej çështjeve të rëndësishme në krahun e djathtë politikë të Amerikës, sidomos çështja e Joe Biden 79 vjeçar që shumica e republikanëve po e quajnë atë “Joe i përgjumur”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.