Do të koordinohemi për misionin e evakuimit - Balkan Times

Do të koordinohemi për misionin e evakuimit

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan, Joe Biden, as në samitin e G7-ës nuk dha një datë të re për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Do të koordinohemi për misionin e evakuimit – Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan, Joe Biden, as në samitin e G7-ës nuk dha një datë të re për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

“Nuk kemi të reja sot mbi afatin e tërheqjes së trupave amerikane”, tha Merkel në Berlin, pas samitit të posaçëm të G7-ës për Afganistanin. Aleatët evropianë në Londër, Paris dhe Berlin po bëjnë presion për shtyrjen e afatit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, sepse kjo është mënyra e vetme për të vazhduar operacionin e evakuimit. Ende me mijëra njerëz janë në pritje të largohen nga vendi, pas ardhjes në pushtet të Talebanëve. Merkel theksoi se edhe pas përfundimit të operacionit ushtarak, do të bëheshin përpjekje për të nxjerrë aleatët nga Afganistani. Kjo është arsyeja pse tani ka bisedime “shumë intensive” që aeroporti i Kabulit të vazhdojë të funksionojë për transportin civil, tha kancelarja. Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, kishte thënë më parë se për këtë do të flitej edhe me talibanët. Merkel tha se “Idetë e Talebanëve natyrisht luajnë një rol sepse kontrollojnë Kabulin.” Në një bisedë me televizionin Bild, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, tha se edhe sikur të zgjatet misioni evakuimit, koha nuk do të mjaftojë për t’i nxjerrë të gjithë.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.