Disa orë përleshje të armatosura në rrugët e Bejrutit, mbi 60 të plagosur - Balkan Times

Disa orë përleshje të armatosura në rrugët e Bejrutit, mbi 60 të plagosur

Information sources after reporting on armed attacks carried out by unknown persons against protesters against the work of the investigator of the explosion file in the port of Beirut, shootings and armed attacks have still continued in Beirut.

Disa orë përleshje të armatosura në rrugët e Bejrutit, mbi 60 të plagosur – Burimet informative pasi informuan për sulme të armatosura të kryera nga persona të panjohur kundër protestuesve ndaj punës së hetuesit të dosjes së shpërthimit në portin e Bejrutit, të shtënat dhe sulmet e armatosura kanë vazhduar akoma në Bejrut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet libaneze kanë thënë se përleshjet e armatosura sot (të enjten) akoma po vazhdojnë mes forcave të sigurisë së këtij vendi dhe elementeve të panjohur të armatosur. Në lagjen Al-Tajune akoma po vazhdojnë të shtënat me armë dhe po janë dëgjuar edhe predha dhe hedhje të raketave.

Kanali Al-Mejadin ka raportuar se deri në këtë çast nga këto përleshje të armatosura janë vrarë gjashtë persona dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë.

Organizata e Kryqit të Kuq të Libanit ka raportuar se gjatë këtyre përleshjeve të armatosura janë vrarë 5 persona dhe janë plagosur 25.

Mediat kanë raportuar se ushtria e Libanit është duke dislokuar trupat e saj dhe po dërgon pajisje ushtarake në vendin e përleshjeve të armatosura.

Basam Movlavi, ministri i brendshëm i Libanit, në një konferencë për shtyp ka thënë: “Përleshjet e armatosura kanë filluar pasi disa snajperisht kanë qëlluar në drejtim të protestuesve dhe ata snajperistë kanë qëlluar qytetarët e Libanit dhe kjo nuk mund të pranohet. Ne kemi theksuar për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për ruajtjen e paqes së qytetarëve dhe do të arrestohen personat e implikuar në këtë përleshje të armatosur. Informacionet tona thonë se deri më tani janë vrarë 6 persona dhe 16 persona të tjerë janë plagosur”.

Kanali televiziv Al Xhazira ka shkruar se makinat e blinduara të ushtrisë së Libanit janë dislokuar në lagjen Al-Shejah dhe Ajnul-Rramane dhe janë duke evakuuar qytetarët libanezë nga zona e përleshjes së armatosur.

Kanali televiziv Al-Mejadin raporton se përleshjet e armatosura po vazhdojnë akoma në rrugët e Bejrutit. Ndërkohë disa burime libaneze kanë thënë se pas katër orëve të luftimeve, aktualisht po sundon një qetësi në Bejrut.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.