Dhjetëra palestinezë u plagosën në sulmin e forcave sioniste në xhaminë Al Aksa - Balkan Times

Dhjetëra palestinezë u plagosën në sulmin e forcave sioniste në xhaminë Al Aksa

Me dhjetëra palestinezë u plagosën gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në xhaminë Al Aksa.

Dhjetëra palestinezë u plagosën në sulmin e forcave sioniste në xhaminë Al Aksa – Me dhjetëra palestinezë u plagosën gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në xhaminë Al Aksa.

Që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, ushtria e regjimit sionist ka shtuar sulmet ndaj xhamisë Al Aksa dhe rajoneve të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës, duke vrarë dhe duke plagosur e arrestuar një numër të madh të palestinezëve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi forcat ushtarake pushtuese të regjimit sionist kanë sulmuar sot në mëngjes ambientet e xhamisë Al Aksa dhe gjatë këtij sulmi janë plagosur e lënduar me dhjetëra palestinezë nga forcat ushtarake sioniste.
Mbrëmë (të mërkurën mbrëma), më shumë se 250,000 palestinezë mbajtën ritualet fetare të natës së Kadrit në ambientet e xhamisë Al Aksa, pavarësisht kufizimeve të ashpra të vendosura nga forcat pushtuese sioniste për hyrjen e besimtarëve myslimanë në këtë vend të shenjtë.
Të premten e kaluar, më shumë se 150,000 besimtarë myslimanë palestinezë agjërues nga të gjitha territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht nga Bregu Perëndimor i Lumit Jordan të Palestinës dhe nga territoret e pushtuara në vitin 1948, hynë në Bejtul-Mokades dhe në xhaminë Al Aksa për të falur namazin e të premtes dhe për të dënuar krimet sioniste. Atë ditë, sionistët sulmuan palestinezët dhe plagosën një numër prej tyre.
Kjo është në kohën kur nesër, më datë 29 Prill 2022 që përkon me 27 Ramazan të vitit 1443 hixhri kameri, shënohet Dita Botërore e Kodsit.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.