Borrel sonte arrin për një vizitë në Teheran
Borrel sonte arrin për një vizitë në Teheran-
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, e cila ka pretenduar një qasje diplomatike ndaj Iranit dhe një përpjekje për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të treguar vullnetin e saj të mirë.
Shumica e shteteve pjesëmarrëse në bisedime bërthamore me Irnain duan që bisedimet të përfundojnë sa më shpejt me nënshkrimin e një marrëveshje, por arritja e një marrëveshjeje përfundimtare varet nga vendimet politike të SHBA-së për disa çështje kyçe të mbetura.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Sa’id Khatibzade njoftoi se shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell sonte do të arrijë për një vizitë në Teheran për t’u takuar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit Husejn Amir Abdulahjan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Iranit.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, kjo vizitë e cila është pjesë e konsultimeve të vazhdueshme midis Iranit dhe Bashkimit Evropian, do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe, disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe zhvillimet më të fundit të negociatave për heqjen e sanksioneve.