Bjellorusia i kërkon SHBA-së të zvogëlojë stafin e Ambasadës - Balkan Times

Bjellorusia i kërkon SHBA-së të zvogëlojë stafin e Ambasadës

Bjellorusia i kërkon SHBA-së të zvogëlojë stafin e Ambasadës  – Regjimi i udhëheqësit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të ulë numrin e stafit të ambasadës amerikane në Minsk.

Kërkesa vjen si një përgjigje ndaj raundit të fundit të sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, Anatol Hlaz, tha në një intervistë që u publikua në faqen e internetit të ministrisë më 11 gusht se Minsku gjithashtu ka tërhequr pëlqimin ndaj emërimit të Julie Fisher si ambasadore e SHBA-së në Bjellorusi.

“Ne marrim parasysh humbjen e besimit në administratën aktuale amerikane dhe si pasojë pezullojmë bashkëpunimin në të gjitha projektet, grantet dhe programet e reja të koordinuara nga qeveria amerikane derisa një besim i tillë të kthehet”, tha Hlaz. Alyaksandr Lukashenka

Zyrtari bjellorus tha se Minsku rezervon të drejtën edhe për masa shtesë në të ardhmën.

Fisher, ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, u konfirmua nga Senati në dhjetor të vitit 2020. Ajo nuk ishte në gjendje të shkojë në Minsk për të ushtruar pozitën pasi qeveria bjelloruse i ka mohuar asaj vizën.

Bjellorusia publikoi informacionin për masën ndaj SHBA-së dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja shpallën sanksione të reja tregtare dhe financiare ndaj Bjellorusisë.

Sanksionet u vendosën në përvjetorin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat Alyaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar. Alyaksandr Lukashenka

Vendet perëndimore nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve.

Brenda Bjellorusisë, që nga përfundimi i zgjedhjeve, janë mbajtur protesta masive nga ana e opozitës, të cilat janë shtypur me dhunë nga regjimi i Lukashenkas. Mijëra aktivistë dhe pjesëtarë të opozitës janë burgosur ose dëbuar.

Lukashenka po e sundon me grusht të hekurt Bjellorusinë që nga viti 1994.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania e Madhe dhe vende të tjera e kanë goditur me disa raunde sanksionesh Lukashenkën, rrethin e tij të ngushtë dhe kompanitë bjelloruse. Kjo ka bërë që Bjellorusia të izolohet në skenën ndërkombtare, duke u bërë me e varur se kurrë nga mbështetja ruse. Alyaksandr Lukashenka

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.