Biden nuk pendohet për tërheqjen e forcave nga Afganistani - Balkan Times

Biden nuk pendohet për tërheqjen e forcave nga Afganistani

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pendohet për vendimin e tij që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani, teksa talibanët vazhdojnë të rrisin kontrollin.

Biden nuk pendohet për tërheqjen e forcave nga Afganistani – Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pendohet për vendimin e tij që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani, teksa talibanët vazhdojnë të rrisin kontrollin.

Biden u ka bërë thirrje liderëve në Afganistan që të bashkohen dhe të luftojnë “për kombin e tyre”. “Ne kemi shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë atje gjatë 20 viteve të fundit duke trajnuar dhe pajisur më shumë se 300,000 trupa afgane,” tha Biden. “Zyrtarët afganë duhet të mblidhen. Ata duhet të luftojnë për veten dhe vendin e tyre.” Dhuna është përshkallëzuar në këtë shtet tani që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara janë duke u tërhequr nga Afganistani, pas 20 vjetëve të operacioneve ushtarake. Talibanët kanë fituar kontrollin e të paktën tetë nga 34 kryeqytetet e provincave, dhe janë duke kërcënuar për më shumë. Duke folur para gazetarëve në Shtëpi të Bardhë, Biden ka thënë se SHBA-ja është duke zbatuar përkushtimet që ka bërë për Afganistanin, përfshirë mbështetjen ajrore, pagat për ushtrinë si dhe sigurimin e ushqimit dhe pajisjeve për forcat afgane. “Ata duhet të luftojnë për veten e tyre”, ka thënë Biden. E përditshmja amerikane, The Washington Post, ka cituar zyrtarë të paidentifikuar të kenë thënë se kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, mund të bjerë në duart e talibanëve brenda 90 ditëve. Më shumë se 1,000 civilë janë vrarë si pasojë e luftimeve të ashpra në mes të talibanëve dhe forcave qeveritare muajin e kaluar dhe cdo ditë mbi 30 mijë njerë po largohen nga Afganistani, kanë raportuar Kombet e Bashkuara. Agjencia për fëmijë e OKB-së, UNICEF, ka paralajmëruar këtë javë se mizoritë ndaj fëmijëve po rriten “ditë pas dite”. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001. Nxitimi i dukshëm i Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani është shumë i ngjashëm me atë që ndodhi kur trupat amerikane u tërhoqën nga Vietnami. Sidoqoftë, agresioni amerikan ndaj Afganistanit dhe pushtimi i tij 20-vjeçar, u zhvillua pa marrë parasysh pasojat. Në fakt, vakumi i sigurisë i shkaktuar nga tërheqja e trupave amerikane, së bashku me papërgatitjen e ushtrisë afgane, së bashku me çështje të tjera të tilla si dallimet politike në nivelin e qeverisjes, mungesa e strukturës efektive komanduese, mungesa e moralit dhe çështje të tjera, janë kombinuar për të krijuar një situatë katastrofike për Afganistanin. Biden ka deklaruar në mënyrë eksplicite se mbështetja amerikane për trupat afgane është thjesht mbështetje ajrore, që do të thotë se Uashingtoni është i mendimit se trupat afgane duhet të luftojnë vetë në vend që të mbështeten në mbështetjen tokësore të SHBA në luftën kundër talbanëve. Duke vepruar kështu, Biden e ka bërë të qartë nivelin e angazhimit të Uashingtonit për të mbështetur qeverinë dhe ushtrinë afgane dhe ka shkatërruar çdo shpresë tjetër, përveç mbështetjes ajrore. Qëndrimi i Biden do të dobësojë më tej moralin e ushtrisë dhe qeverisë afgane, dhe nga ana tjetër do të motivojë talibanët që të rrisin presionin e sulmeve të tyre. Mirëpo, Uashingtoni pretendon se po përpiqet të bindë talibanët të ndalojnë sulmet dhe të rifillojnë bisedimet politike.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.