Biden mban në fuqi sanksionet kundër Turqisë - Balkan Times

Biden mban në fuqi sanksionet kundër Turqisë

Presidenti i Amerikës është i vendosur që të mbajë në fuqi sanksionet e vendosura kundër Turqisë me pretekst të blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.

Biden mban në fuqi sanksionet kundër Turqisë- Presidenti i Amerikës është i vendosur që të mbajë në fuqi sanksionet e vendosura kundër Turqisë me pretekst të blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.

Një funksionar i lartë i administratës së Amerikës që kërkoi të mbetet anonim, ka deklaruar se presidenti amerikan Joe Biden synon të mbajë në fuqi sanksionet e vendosura kundër Turqisë.

Autoritetet amerikane kanë thënë se në rast se Turqia do të vazhdojë të blejë sisteme dhe pajisje të tjera të armatimeve nga Rusia, Amerika do të vendosë sanksione të tjera kundër Ankarasë.

Amerika më parë ka vendosur sanksione ndaj industrisë së mbrojtjes së Turqisë që është përgjegjëse për sigurimin e teknologjive ushtarake për këtë vend dhe kryetarin e kësaj organizata e ka vendosur në shënjestër të sanksioneve.

Amerika dhe aleatet e saj kanë deklaruar se përdorimi i sistemit raketor S-400 të Rusisë nga ana e Turqisë si anëtare e NATO-s, konsiderohet kërcënim për këtë aleancë ushtarake perëndimore, mirëpo Ankaraja ka hedhur poshtë këtë çështje dhe ka theksuar nevojën e vet për këtë sistem raketor për ta mbrojtur territorin e Turqisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.