Barham Saleh thekson mbështetjen ndaj qeverisë së Irakut në luftën kundër terrorizmit
Presidenti i Irakut ka theksuar se duhet mbështetur qeveria e këtij vendi në përballjen me rreziqet e terrorizmit.
Barham Saleh thekson mbështetjen ndaj qeverisë së Irakut në luftën kundër terrorizmit – Presidenti i Irakut ka theksuar se duhet mbështetur qeveria e këtij vendi në përballjen me rreziqet e terrorizmit.
Gazeta “Middle East” ditën e premte ka shkruar se Barham Saleh, presidenti i Irakut në një mesazh në Twitter, ka shkruar, “Dita e fitores kundër grupit terrorist ISIS është dita për të kujtuar heroizmat e forcave të armatosura të Irakut duke përfshirë ato të ushtrisë, policisë, Hasdh Sha’bi dhe Pishmergave si dhe rolin e dalluar të autoriteteve fetare në mobilizimin e popullit dhe mbështetjen e miqve të Irakut dhe koalicionit ndërkombëtar. Sot, përgjegjësia e të gjithë neve është të plotësojmë fitoren nëpërmjet mbështetjes ndaj qeverisë dhe rritjes së aftësisë tonë për të luftuar kundër bërthamave të terrorizmit dhe kthimin refugjatëve dhe rindërtimin e rajoneve të shkatërruar”.
Ditën e kaluar, presidenti i Irakut dhe kryetari i koalicionit Al-Fatah të Irakut kanë theksuar për ruajtjen e unitetin kombëtar të Irakut dhe mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe për forcimin e unitetit kombëtar.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)