Bagheri Kani: Bisedimet janë pozitive dhe drejt progresit - Balkan Times

Bagheri Kani: Bisedimet janë pozitive dhe drejt progresit

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet e Vjenës me Grupin 4+1 i ka vlerësuar pozitive dhe progresit bisedimet aktuale në Vjenë.

Bagheri Kani: Bisedimet janë pozitive dhe drejt progresit – Kryenegociatori i Iranit në bisedimet e Vjenës me Grupin 4+1 i ka vlerësuar pozitive dhe progresit bisedimet aktuale në Vjenë.

Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit në bisedimet me Grupin 4+1 në Vjenë, në një intervistë me kanalin informativ Press Tv, në lidhje me procesin e bisedimeve aktuale në Vjenë, ka thënë: “Irani ka deklaruar për palën tjetër korrigjimet dhe propozimet e veta në lidhje me çështjet për të cilët ekzistojnë mosmarrëveshje mes palëve. Në fushën e çështjeve për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje, Irani akoma nuk ka marrë asnjë propozim dhe asnjë iniciativë nga pala tjetër. Sa i përket çështjes së heqjes së sanksioneve të paligjshme dhe gjithashtu veprimeve atomike, ekzistojnë tema të shumta dhe këto mosmarrëveshje janë vërejtur në mënyrë të qartë në projekt tekstin përfundimtar që është arritur në bisedimet Vjena 6”.

 

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.