Arabia Saudite vazhdon bombardimin e rajoneve të ndryshme të Jemenit - Balkan Times

Arabia Saudite vazhdon bombardimin e rajoneve të ndryshme të Jemenit

Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë 24 orëve të kaluara kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit.

Arabia Saudite vazhdon bombardimin e rajoneve të ndryshme të Jemenit – Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë 24 orëve të kaluara kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite të martën në orët e para të mëngjesit kanë bombarduar 16 herë rajonin Al-Balak në rrethin Al Vadi dhe katër kanë bombarduar rrethin Sirvah në provincën Marib.

Sipas këtij burimi, avionët luftarakë të koalicionit të Arabisë Saudite pesë herë kanë bombarduar rrethin Khub dhe Al-Sha’f në provincën Al-Xhuf, 2 herë kanë bombarduar rrethin Savadije në provincën Al-Bejda dhe një herë kanë bombarduar rrethin His në provincën Hudejdah dhe një herë kanë bombarduar rrethin Maghbane në provincën Taiz të Jemenit.

Gjithashtu si pasojë e sulmeve artilerike të ushtrisë së Arabisë Saudite në rrethin kufitar Shad në provincën Sa’de të Jemenit, është plagosur një civil jemenas.

Nga ana tjetër, burimet ushtarake jemenase kanë raportuar se forcat mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në 24 orët e kaluara, 123 herë kanë shkelur armëpushimin e pretenduar në provincën Al-Hudejdah të Jemenit. Burimet jemenase gjithashtu kanë njoftuar për vazhdimin e luftimeve të ashpra mes forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit me forcat mercenare të Arabisë Saudite në Marib. Sipas faqes informative Jemen News, ditën e hënë gjatë disa orëve të luftimeve të ashpra mes forcave ushtarake të Jemenit dhe mercenarëve sauditë, janë vrarë mbi 30 mercenarë saudit që luftonin në krah të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi në jug dhe në lindje të qytetit Marib. Sipas këtyre burimeve, në mesin e mercenarëve të vrarë vërehen edhe disa komandantë të lartë si gjeneral Muhamed Ali Ar-Rashd dhe gjeneral Nu’man Shtir Al-Karda’i.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.