ANEA nuk duhet të bëhet lodër në duar të grupeve terroriste - Balkan Times

ANEA nuk duhet të bëhet lodër në duar të grupeve terroriste

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka theksuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike si një institucion i pavarur dhe ndërkombëtar, nuk duhet të bëhet lodër në duar të grupeve terroriste.

ANEA nuk duhet të bëhet lodër në duar të grupeve terroriste – Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka theksuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike si një institucion i pavarur dhe ndërkombëtar, nuk duhet të bëhet lodër në duar të grupeve terroriste.

Muhamed Islami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Sputnik, në lidhje me qëndrimet e fundit të ANEA kundër programit atomik të Iranit, ka thënë: “Terrorizmi bërthamor me mashtrime intrigurese, letra dhe foto satelitore të cilat nuk kanë origjinalitet aspak dhe me dëshmi të par argumentuara, po bënë akuza kundër programit atomik të Iranit, por këto sjellje tanimë janë bërë monotone. Irani në kuadër të marrëveshjes për siguri është zotuar të respektojë ligjet dhe prioritet janë zotimet në bazë të traktatit NPT. Inspektimet e ANEA po kryhen në mënyrë të vazhdueshme dhe në bazë të detyrave inspektuese të ANEA-së, inspektimet bëhen me anë të kamerave ose me anë të kryerjes së vizitave të papritura. Për shkak të veprimeve djallëzore dhe armiqësive që po bëhen ndaj Iranit, mënyra e trajtimit të programit atomik ka qenë politike, seleksionuese dhe diskriminuese. Këto sjellje janë plotësisht të paligjshme dhe tërësisht të papranuara. Republika Islamike e Iranit në kuadër të krijimit të mirëbesimit, deri më tani ka treguar vetëpërmbajtje dhe ka bërë sjellje me qëllim të mirë. Prandaj, duhet t’i jepet fund rrugës së gabuar që po ndiqet nga Amerika dhe shtetet evropiane dhe më tepër se kaq të mos dëmtohen interesat e popullit të Iranit”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.