Amir Abdulahjan takohet me Bashar Asad - Balkan Times

Amir Abdulahjan takohet me Bashar Asad

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit është takuar dhe ka biseduar me presidentin e Sirisë.

Amir Abdulahjan takohet me Bashar Asad – Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit është takuar dhe ka biseduar me presidentin e Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në destinacionin e tij të tretë në turneun e tij pas Rusisë dhe Libanit, sot në mëngjes ka arritur në Damask, kryeqytetin e Sirisë dhe është takuar dhe ka biseduar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë.

Amir Abdulahjan pas arritjes në Damask, është pritur nga Fejsal Mekdad, ministri i jashtëm i Sirisë dhe në një prononcim për gazetarë, ka thënë: “Në vazhdim të turneut tim në Moskë e Bejrut, sot arritëm në Damask për të plotësuar konsultimet dhe për t’u takuar me z. Bashar Asad”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe presidenti i Sirisë kanë biseduar për zhvillimet e rajonit dhe marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve. Amir Abdulahjan në takim me Bashar Asad, presidentin e Sirisë, vlerësoi se kontaktet e gjera mes autoriteteve të larta të të dy vendeve tregojnë thellësinë e marrëdhënieve mes Iranit dhe Sirisë ndërsa uroi presidentin sirian për fitoret politike, ndërkombëtare dhe frontale të Sirisë dhe tha: “Atmosfera diplomatike në takimet e fundit të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB tregon se situata ka ndryshuar në favor të Sirisë”. Amir Abdulahjan vuri në dukje se qeveria e re e Iranit është pragmatike dhe shtoi: “Ne kemi parashikuar një program për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të cilin do ta ndjekim edhe duke supozuar vazhdimin e sanksioneve të padrejta kundër Iranit”.

Amir Abdulahjan duke shpjeguar politikën e Republikës Islamike të Iranit ndaj zhvillimeve në Afganistan, ka thënë: “Ne kemi kontakte me të gjitha palët në Afganistan duke përfshirë edhe Talebanët dhe u bëjmë thirrje atyre për formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse”.

Presidenti i Sirisë gjithashtu në këtë takim tha se largimi i Amerikës nga Afganistani tregon paraqitjen e fronteve të reja dhe dekadencën dhe rënien e frontit perëndimor, ndërsa shtoi: “Vendet e rajonit dhe fqinjët e Afganistanit e dinë se Amerika nuk e pranon përgjegjësinë për veprimet dhe politikat e saj në Afganistan dhe Republika Islamike e Iranit ka potencialin e duhur dhe duhet të futet në negociata me vendet e tjera fqinjë të Afganistanit dhe të çojë në rezultate të mira zhvillimet në Afganistan”.

Bashar Asad gjithashtu tha: “Ne në kuadër të interesave kombëtare të Sirisë, po bashkëpunojnë me komitetin e Kushtetutës së Sirisë”. Presidenti i Sirisë gjithashtu në lidhje me zhvillimet në Idelib, ka theksuar përfundimin e pushtimeve dhe kthimin e të gjitha territoreve të pushtuara në gjirin e Sirisë.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.