Amir Abdulahjan: Negociatat do t'i çojmë para me mendjen kolektive - Balkan Times

Amir Abdulahjan: Negociatat do t’i çojmë para me mendjen kolektive

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se negociatat do t'i çojmë përpara me mendjen kolektive.

Amir Abdulahjan: Negociatat do t’i çojmë para me mendjen kolektive – Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se negociatat do t’i çojmë përpara me mendjen kolektive.

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve ISNA, duke theksuar se vështrimi ndaj Lindjes nuk do të thotë lënia anash Perëndimin dhe me siguri se nuk dëshirojmë ta lidhim vendin për Rusinë e Kinën, shtoi: “Negociatat e Vjenës dhe ringjalljen e marrëveshjes bërthamore do t’i ndjekim me mendjen kolektive. Fjalët kyçe që po përdorim për politikën e jashtme në qeverinë e trembëdhjetë, janë politika e jashtme e balancuar nën diplomacinë aktive, dinamike dhe inteligjente. Vështrimi ndaj vendeve fqinjë dhe vështrimi ndaj vendeve të tjera të Azisë dhe bashkëpunimi me vendet e këtij rajonit, për Iranin ka prioritet të parë në fushën e politikës së jashtme. Vështrimi ndaj vendeve të Azisë nuk do të thotë se ne nuk e kemi vëmendjen drejt rajoneve të tjera të botës duke përfshirë edhe Perëndimin. Ne në mënyrë të qartë u kemi deklaruar shteteve perëndimore se me Kinën, Rusinë dhe Indinë ndodhemi në një rajon dhe përkufizohemi në gjeografinë e Azisë kurse për shkak të politikave të ndjekura nga ana e Amerikës dhe moszbatimit të zotimeve të shteteve evropiane ndaj Iranit, ata vetë për çdo ditë po pësojnë humbje dhe po largohen nga programet e investimit dhe bashkëpunimit me Iranin në fusha të ndryshme tregtare dhe ekonomike. Irani nuk qëndron duarlidhur, por në kuadër të interesave të tij kombëtare, merr vendim dhe vazhdon rrugën”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.