Amir Abdulahjan: Kemi plan të qartë për zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit - Balkan Times

Amir Abdulahjan: Kemi plan të qartë për zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi: “Kemi plan të qartë për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit”.

Amir Abdulahjan: Kemi plan të qartë për zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit – Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi: “Kemi plan të qartë për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në fund të vizitës së tij në Republikën e Azerbajxhanit, në një konferencë shtypi të përbashkët me Xhejhun Bajrmaov, ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, deklaroi: “Në rrugën e vullnetit të liderëve të dy vendeve, do të bëjmë hapa të fuqishëm dhe efikas në kuadër të interesave të të dy popujve dhe të të dy vendeve. Në kuadër të takimit të liderëve të vendeve anëtare të organizatës ekonomike ECO në Eshghabad, janë zhvilluar takime të rëndësishme mes presidentëve të Iranit dhe Azerbajxhanit dhe këto takime konsiderohet një kthesë e rëndësishme në marrëdhëniet mes të dy vendeve. Teherani dhe Baku në fusha të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare kanë pasur bashkëpunime dhe mbështetjet e nevojshme për njëri-tjetrin dhe këto mbështetje do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen. Republika Islamike e Iranit mbështet fuqishëm forcimin e dialogut dhe bisedimeve rajonale”.

Nga ana e tij, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Azerbajxhanit gjithashtu e vlerësoi shumë të rëndësishme vizitën e homologut të tij iranian në Baku dhe bisedimet e zhvilluara gjatë kësaj vizite i quajti shumë shpresëdhënëse për të ardhmen e marrëdhënieve Baku-Teheran. Xhejhun Bajramov deklaroi: “Në takimin me homologun tim iranian kemi diskutuar rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes Azerbajxhanit dhe Iranit dhe shqyrtuar bashkëpunimin mes të dy vendeve në nivele të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë kuadër, vlerësojmë se krijimi i korridorit Gjiri Persik-Deti i Zi i cili kalon nëpër territorin e Iranit, Republikës së Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, është prej projekteve shumë të rëndësishme ekonomike mes të dy vendeve. Rindërtimi i territoreve të çliruara të Republikës së Azerbajxhanit gjithashtu konsiderohet prej prioriteteve të qeverisë së këtij vendi dhe në të ardhmen e afërt do të jemi dëshmitarë të pranisë së kompanive iraniane në kryerjen e projekteve të ndryshme të rindërtimit në këto territore”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.