Amir Abdulahjan: Arritja në marrëveshje të mirë është e mundshme për të gjitha palët - Balkan Times

Amir Abdulahjan: Arritja në marrëveshje të mirë është e mundshme për të gjitha palët

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se arritja në një marrëveshje të mirë është e mundshme edhe për Republikën islamike të Iranit edhe për të gjitha palët e Grupit 4+1.

Amir Abdulahjan: Arritja në marrëveshje të mirë është e mundshme për të gjitha palët – Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se arritja në një marrëveshje të mirë është e mundshme edhe për Republikën islamike të Iranit edhe për të gjitha palët e Grupit 4+1.

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (të martën) në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: “Negociatat ndodhen në rrugën e mirë dhe me rëndësi është kjo që kemi në dispozicion një tekst të përbashkët dhe të unifikuar. Ekipi negociator i Iranit është përqendruar në këtë tekst dhe palët e tjera janë përqendruar gjithashtu në lidhje me çështjet të cilat kemi vendosur në kllapa, do të thotë në çështjet për të cilat ekzistojnë mospajtime. Ekipi negociator i Iranit është duke biseduar me palët e Grupit 4+1 dhe këto bisedime po zhvillohen në mënyrë intensive dhe Enrqiue Mora, përfaqësuesi i BE, po bënë të gjitha përpjekjet e veta në kuadër të rolit të koordinatorit të negociatave”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi: “Nëse palët e tjera me qëllim të mirë do të vazhdojnë bisedimet në periudhën aktuale, atëherë arritja në një marrëveshje të mirë është e mundshme për të gjitha palët dhe mund ta realizojmë këtë qëllim. Pran, nëse ekziston seriozitet i duhur të palët e tjera, mund të parashikohet se në një të ardhme të afërt mund të arrihet një marrëveshje”.

Vlen të theksohet se përkundër pretendimeve të disa mediave, raundi i tetë i negociatave për heqjen e sanksioneve, është në vazhdimësi dhe do të ketë një pauzë të shkurt vetëm për shkak të festës së vitit të ri.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.