Amerika i jep dritën jeshile vaksinave që janë licencuar nga OBSH - Balkan Times

Amerika i jep dritën jeshile vaksinave që janë licencuar nga OBSH

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Pandemive në Amerikë ka deklaruar se udhëtarët e vendeve të tjera të cilët kanë marrë vaksinën e vërtetuar nga OBSH ose Organizata për Ushqim dhe Medikamente e Amerikës, mund të hyjnë në territorin e këtij vendi.

Amerika i jep dritën jeshile vaksinave që janë licencuar nga OBSH – Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Pandemive në Amerikë ka deklaruar se udhëtarët e vendeve të tjera të cilët kanë marrë vaksinën e vërtetuar nga OBSH ose Organizata për Ushqim dhe Medikamente e Amerikës, mund të hyjnë në territorin e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deri më tani ka lëshuar lejen për përdorim urgjent të vaksinave amerikane Moderna, Fizer, Jonson&Jonson, vaksinave kineze Sinovac dhe Sonofarm dhe vaksinës angleze Astra Zeneca. Organizata për Ushqim dhe Medikamente e Amerikës përveçse se ka licencuar plotësisht vaksinën Fize, ka dhënë pëlqimin edhe për përdorimin urgjent të vaksinave të kompanice Moderna dhe Jonson&Jonson.

Sipas agjencisë Reuters, disa shtete kanë ushtruar presion mbi qeverinë e Biden për të licencuar edhe vaksinat që kanë licencë nga OBSH, për arsye se vaksinat e licencuar nga rregullatori amerikan nuk po përdoren në nivel të gjerë në të gjitha vendet e botës.

Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar se vaksina Astra Zeneca duke u përdorur në 182 vende të botës, konsiderohet vaksina më e përdorshme e prodhuar kundër virusit Korona. Vaksina Fizer, Moderna, Sinforam, Johnson&Johnson dhe Sinvoac radhitën në pozitat e tjera që janë përdorur në 136, 75, 74, 55 dhe 41 vende të botës.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.