Al-Fajad: Sot është ditë feste kombëtare për ndërtimin e të ardhshmes së Irakut - Balkan Times

Al-Fajad: Sot është ditë feste kombëtare për ndërtimin e të ardhshmes së Irakut

Shefi i bordit drejtues të organizatës Hashd Sha'bi të Irakut deklaroi se zgjedhjet parlamentare të Irakut në realitet janë një festë kombëtare për ndërtimin e të ardhmes së këtij vendi.

Al-Fajad: Sot është ditë feste kombëtare për ndërtimin e të ardhshmes së Irakut – Shefi i bordit drejtues të organizatës Hashd Sha’bi të Irakut deklaroi se zgjedhjet parlamentare të Irakut në realitet janë një festë kombëtare për ndërtimin e të ardhmes së këtij vendi.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Falah Al-Fajad, shefi i organizatës Hashd Sha’bi të Irakut, ditën e diele, deklaroi: “Pjesëmarrja në zgjedhjet e parlamentare, është një veprim demokratik dhe një fazë përgatitore për të hyrë në një periudhë të re për shpëtimin e Irakut dhe lëvizje drejt sigurisë dhe stabilitetit”.

Al-Fajad ka falënderuar të gjithë organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Irakut dhe forcat e sigurisë për krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.

Othman Al-Ghanemi, ministri i brendshëm i Irakut, gjithashtu pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit, ka thënë: “Për të kaluar vendi nga këto probleme dhe për të arritur në bregun e sigurinë, duhet të kemi qëndrim serioz ndaj të gjithë qytetarëve irakianë. Zgjedhjet janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa kurrfarë problemi.

Iraku sot zhvillon zgjedhjet parlamentare dhe procesi i botimit është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente, siç raportojnë burimet informative.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.