Al-Batsh: Fal punës e Haxh Kasem, regjimi sionist është rrethuar me forcat e rezistencës - Balkan Times

Al-Batsh: Fal punës e Haxh Kasem, regjimi sionist është rrethuar me forcat e rezistencës

Një anëtar i lartë i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës ka thënë se fal përpjekjeve dhe punës së gjenerali të martirizuar Kasem Sulejmani, tani armiku sionist nga të gjitha anët është i rrethuar nga forcat e rezistencës së vërtetë.

Al-Batsh: Fal punës e Haxh Kasem, regjimi sionist është rrethuar me forcat e rezistencës – Një anëtar i lartë i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës ka thënë se fal përpjekjeve dhe punës së gjenerali të martirizuar Kasem Sulejmani, tani armiku sionist nga të gjitha anët është i rrethuar nga forcat e rezistencës së vërtetë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Khalid Al-Batsh, anëtar i lartë i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, sot (të dielën) me rastin e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, deklaroi: “Rezultati i punës së martir Sulejmani për rezistencës dhe popullin e Palestinës është shumë i madh, por suksesi më i dalluar i punës së tij është mbështetja e vazhdueshme ndaj grupeve palestineze në fusha të ndryshme ushtarake dhe logjistike që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe të madh në zhvillimin e kapaciteteve dhe kushteve të rezistencës si dhe ngritjen e forcave luftarake të rezistencës”.

Al-Batsh duke folur për përpjekjet e martir Kasem Sulejmani për unitetin e grupeve palestineze, ka thënë: “Ai ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të afruar dhe unifikuar grupet e rezistencës dhe për të krijuar një koordinim më të madh mes tyre në të gjitha frontet, pavarësisht pozitës gjeografike dhe ai ka punuar shumë për ta përkryer besëlidhjen e Kodsit të shenjtë dhe Frontit të Rezistencës i cili është shndërruar në shpresën e Umetit për çlirimin e vendeve të shenjta islame dhe të krishtera. Rezistenca po vazhdon dhe me martirizimin e komandantëve, rezistenca nuk ndërpritet. Rezistenca esencialisht është krijuar për ta luftuar dhunën dhe për të mbështetur popujt dhe luftëtarët si pionierë të Umetit Islam po vazhdojnë avancimet e tyre për të mbrojtur popullin e shtypur të Palestinës dhe popujt e tjerë”.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Sulejmani i cili më 3 janar të vitit 2020, me ftes zyrtare të autoriteteve të Irakut, kishte shkuar për vizitë në Bagdad, së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave të mobilizimit vullnetar popullor “Hashd Sha’bi” të Irakut dhe tetë shoqëruesve të tyre, u martirizuan nga një sulm ajror i forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.