Ajetollah Sadighi: Fronti i krijuar nga dëshmor Soleimani do të zhdukë arrogancën në rajon - Balkan Times

Ajetollah Sadighi: Fronti i krijuar nga dëshmor Soleimani do të zhdukë arrogancën në rajon

Imami i namazit të së premtes në Teheran theksoi se Fronti i krijuar nga shkolla e dëshmorit Soleimani në këtë luftë të gjerë kundër gënjeshtrës, do t'i zhdukë përgjithmonë amerikanët dhe mercenarët e tyre nga rajoni.

Ajetollah Sadighi: Fronti i krijuar nga dëshmor Soleimani do të zhdukë arrogancën në rajon – Imami i namazit të së premtes në Teheran theksoi se Fronti i krijuar nga shkolla e dëshmorit Soleimani në këtë luftë të gjerë kundër gënjeshtrës, do t’i zhdukë përgjithmonë amerikanët dhe mercenarët e tyre nga rajoni.

Sipas IRNA, Ajetollah Kazem Sadighi, Imami i namazit të xhumasë në Teheran, nëfjalën e tij, theksoi: “Dëshmori Kasem Soleimani unifikoi dhe organizoi mbrojtësit e vendeve të shenjta në Jemen, Liban, Afganistan, Pakistan, Irak dhe Iran dhe njerëzit e lirë të botës në mbrojtje të vlerave morale, fetare dhe humane dhe krijoi një rrugë të re për rezistencën kundër terrorizmit dhe përkrahësve të këtij fenomeni të urryer. Imami i namazit të së premtes në Teheran shtoi: “Përkundër mendimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe vrasësve kriminelë dhe bastardë që e kryen këtë krim me urdhër të tij dhe që menduan se me largimin e dëshmorit Soleimani rezistenca do të dobësohej, amerikanët nuk do të kenë qetësi as një ditë në këtë rajon”. Imami i namazit të së premtes në Teheran gjithashtu tha: “Amerikanët u larguan nga Afganistani në mënyrë skandaloze pas martirizimit të Soleimanit”. Ajetollah Sadighi shtoi: “Armiku në dukje i fortë në aspektin e armëve, i mundur politikisht, shoqërisht, moralisht dhe ndërkombëtarisht, e ka humbur kredibilitetin dhe përjetoi një goditje të fortë dhe nuk mund të bënte asgjë”. Imami i namazit të xhumasë në Teheran, duke iu referuar përvjetorit të martirizimit të hazretit Fatime Zahra (s.a) dhe pozitës tepër të lartë të saj, tha: “Hazreti Fatime Zahra (s.a) është mishërimi i emrave të bukur të Zotit dhe pasqyra e bukurisë dhe lavdisë së Zotit”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.