59 mijë pelegrinë iranianë udhëtojnë në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit - Balkan Times

59 mijë pelegrinë iranianë udhëtojnë në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit

Ministri iranian i Rrugëve dhe Zhvillimit urban, Rustem Kasemi, tha se rreth 59,000 pelegrinë iranianë kanë udhëtuar deri tani në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e madhe vjetore të Arbainit huseinian.

59 mijë pelegrinë iranianë udhëtojnë në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit – Ministri iranian i Rrugëve dhe Zhvillimit urban, Rustem Kasemi, tha se rreth 59,000 pelegrinë iranianë kanë udhëtuar deri tani në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e madhe vjetore të Arbainit huseinian.

Iraku kohët e fundit dyfishoi nga 30,000 në 60,000 kuotën e iranianëve, të cilët mund të udhëtonin në këtë vend për ceremoninë e Arbainit huseinian. Arbaini shënon ditën e 40-të që pasoi përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s), Imamit të tretë të myslimanëve shi’itë dhe 72 shokëve të tij besnikë në Betejën e Qerbelasë, në Irakun jugor, në vitin 61 Hixhri që përkon me vitin 680 pas Krishtit. Beteja paraqiti një luftë të pabarabartë midis Imam Huseinit (a.s) dhe ushtrisë së tij dhe ushtrisë së madhe të kalifit umajad të kohës, Jezidit. Çdo vit, miliona zimbajtës myslimanë nisen në një marshim simbolik 80 kilometra të gjatë që fillon nga qyteti i shenjtë i Naxhafit në Irak, ku ndodhet faltorja e babait të Imam Huseinit, Imam Aliut (a.s), deri në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, ku ndodhet mauzoleu i Imam Huseinit.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.